Shqiptarët në Skandinavi kërkojnë nga drejtësia franceze lirimin e Haradinajt

Diaspora

Shqiptarët në Skandinavi kërkojnë nga drejtësia franceze lirimin e Haradinajt

Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:16
ilustrim

Justitsminister Jean-Jacques Urvoas

Ministère de la Justice

13, place Vendôme
 75042 Paris cedex 01

[email protected]

Ministrisë së Drejtësisë në Francë,

Nga kryeqytetet skandinave; Stokholm, Kopenhage, Helsingfors dhe Oslo.

Kërkesë

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga arresti zotin Ramush Haradinaj, që mbahet që nga data 4 janar në bazë të një fletëarresti nga interpoli i Serbisë të datuar nga viti 2004.

Zotëri Ramush Haradinaj për popullin shqiptarë të Kosovës kosiderohet si hero. Ai ka qenë udhëheqës eminent i forcave clirimtare  të popullit shqiptar gjatë periudhës kur Millosheviçi bënte gjenocid mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës. Gjatë vitit 1998-1999, Ramush Haradinaj ishte një nga komandatët kryesor të gueriles shqiptare në Kosovë.

Në fund të vitit 2004 dhe në fillim të vitit 2005, zoti Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit dhe shkoi në Hagë për tu ballafaquar me akuzat që kishte bërë Tribunali i Hagës.  Në vitin 2008 dhe në vitin 2012, u shpall i pafajshëm nga të gjtha akuzat që ngarkohej nga prokurori i Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë.

Në vitin 2004 është lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar po nga vet regjimi i Serbisë, atëherë e quajtur Shteti i Serbisë dhe Malit Të Zi. Ky shtet juridikisht nuk ekziston më. Edhe nga të gjitha Konventat ndërkombëtare, Kosova njihet si juridiksion jashtë Serbisë dhe si e tillë tani është shtet i Pavarur me 112 njohje ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh, rolin dhe ndieshmërinë që ka për popullin shqiptar të Kosovës si dhe faktin juridik se Ramush Haradinaj është shtetas i Kosovës, që shteti i juaj Franca e ka njohur Pavarësinë vetëm disa orë pas shpalljes së Pavarësisë; lusim organet gjyqësore të kënë parasysh të gjithë këto çështje juridike-ndërkombëtare dhe ta lirojë menjëherë tribunin tonë nga arresti!

Me shumë respekt dhe mirënjohje për shtetin liridashës të Francës dhe organeve gjyqësore të Francës.

Të nënshkruar nga më shumë se 13.000 anëtarë të shoqatave kuturore e sportive nga shqiptar me banim në Suedi.

Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi
Tel : +46 73 54 37 091
Drejtor i Qendrës: Naim Sadiku

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, me seli në Malmö
Tel : +46 73 91 33 755
Kryetar: Sadullah Zendeli     

Bashkësia e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, me Seli në Burlänge
Tel : +46 73 65 74 870
Kryetar: Murat Koci

Klubi Futbollistik “Liria” në Malmö
Tel : +46 70 47 17 974
Kryetar I klubit: Florent Salihi

Rrjeti I Biznesit Shqiptar në Suedi, me seli në Malmö
Tel : +46 70 73 26 934
Nënkryetar: Milaim Makolli

Shoqata Kulturore Shqiptare” Dardania”me seli në Höganäs
Tel : +46 72 18 38 719
Kryetar: Xhevat Isufi

Qendra Kulturore Shqiptare “Okarina” me seli në Landskrona
Tel : +46 73 50 93 923
Kryetar: Bashkim Jashari

Skoqata e shkrimtarëv dhe Artistëve shqiptarë ”Papa Klementi  Xl Albani” me seli në Malmö.
Tel : +46 73 76 63 756
Kryetar: Hysen Ibrahimi

 

 

Stockholm me 11 janar 2017

Naim Sadiku
Email: [email protected]
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat