Suedi: Manifestime për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Suedi: Manifestime për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:16
Amatoret e shoqatës "Dardania IF" nga Borosi të gatshme për festën

Bashkëkombasit tanë në Suedi edhe sivjet do të shënojnë 17 shkurtin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ata qysh tash kanë filluar përgaditjet për kremtimin e kësaj feste. Manifestimi qëndror i Unionit të Shoqatave Shqiptare, ku bëjnë pjesë 40 shoqata të shtrira anë e mbanë Suedisë, sivjet do të mbahet në qytetin e Malmës, më 18 shkurt.

Organizimi të këtij manifestimi tradicional i është besuar Shoqatës kulturore ”Dora e Artë” (ish shoqata Unikombi) që vepron në Malmë.

Ismail Jashanica, nga këshilli organizativ,  thekson se tashmë po bëhen përgaditjet e fundit për shënimin e kësaj date të rëndësishme. Festa do të shënohet në ambientet e Motettens Folkets hus (Shtëpia e Kulturës)  që gjendet në pjesen e qytetit Lindängen të Malmës, përkatësisht në adresën Munkhättegatan nr 202. Manifestimi do të fillojë në orën 18,00 dhe do të ketë pjesën akademike dhe atë kulturo-muzikore. Në pjesën e parë do të bëhet fjalë për përpjekjet qindra vjeçare të shqiptarëve për liri dhe pavarërsi, kursen ë pjesën e dytë do jetë programi  artistik i përgaditur nga shoqatat anëtare në Union.

Maniftestimi në Malmö do të vazhdojë me mbrëmjen shoqërore.

Shënimi i festave kombëtare i bashkon shqiptarët ku do që ata janë. Përmes këngëve, valleve dhe recitimeve kushtuar atdheut, ata forcojnë edhe më shumë lidhjet me vendlidnjen dhe kontribuojnë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat