Shpartallohet banda shqiptaro-turke në Vjenë

Diaspora

Shpartallohet banda shqiptaro-turke në Vjenë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 janar 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Pas thuajse një vit vëzhgime dhe hetime policia kriminale e Vjenës ka arrestuar një bandë shtatë anëtarëshe në lagjen Favoriten, shkruan heute.at.

Të arrestuarit janë gjashtë turq dhe një shqiptar të moshave 23 deri në 41 vjeç dhe janë kapur në vendbanime të ndryshme të Vjenës, Austrisë së Epërme dhe në Itali. Përveç këtyre janë kapur edhe 12 persona tjerë të dyshuar për blerjen e drogës nga të sipër përmendurit.

Grupi vëzhgohej prej shkurtit 2016 ndërsa gjatë arrestimit përveç parave kesh u sekuestruan edhe dy kilogram drogë me vlerë 60.000 euro. Katër persona ndodhen në paraburgimin e Vjenës ndërsa një tjetër në Itali, përcjell botasot.info.

Të mërkurën u kapën edhe dy persona tjerë (30, 41), njëri prej tyre shqiptarë. Hetimet për grupin vijojnë. Prokuroria u shqiptoi masën e arrestit me burg./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat