Grabitqarët shqiptarë ranë në kurthin e kamerave, arrestohen

Diaspora

Grabitqarët shqiptarë ranë në kurthin e kamerave, arrestohen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shkurt 2017 Në ora: 10:46
Pamje nga kamerat

Në 5 shkurt një grup shqiptarësh u futën në apartament privat në Milan për të grabitur, megjithatë ata ranë në kurthin e kamerave. Por tentativa e tyre shkoi huq pasi fqinjët kishin krijuar një grup në Whatsapp, shkruan media në gjuhën gjermane suedtirolnews.it.

Menjëherë pasi morrën fotografitë në rrjetin social, fqinjët i dërguan te autoritetet. Policia më pas nuk e kishte vështirë identifikimin e tyre, duke i arrestuar vetëm dy ditë pas grabitjes në 7 shkurt. Të arrestuarit janë Bernard Lika, Alban Rrucai dhe kushëriri i tij Erion Rrucai.

Gjatë bastisjes atyre ju sekuestruan 500 euro, 6000 dollarë amerikanë dhe kanadezë, dhjetë celularë dhe shumë mjete metalike për hapjen e dyerve dhe dritareve. Tre shqiptarët janë dërguar në paraburgim./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat