Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci: Lidhjet tona historike të forcohen

Diaspora

Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci: Lidhjet tona historike të forcohen

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:07
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci gjatë vizitës së tij.

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci gjatë vizitës së tij atje.

Hoxhaj atje ka takuar edhe deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska.

Ministri i Jashtëm Hoxhaj në Kroaci ka mbajtur edhe një ligjëratë ku ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.

Si shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.

“Sa herë që jam në Kroaci, kam një ndjenjë të fortë të raporteve të veçanta që kemi jo vetëm ndërmjet shteteve tona por edhe shoqërive. Janë edhe lidhje historike”.

“Në kohë të ndryshme, kemi dhënë shumë për njëri-tjetrin dhe nuk dyshoj se do të jetë kështu përherë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për intensifikim edhe më të madh të raporteve në të gjitha nivelet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”.

Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic?, Kryeministrin Andrej Plenkovic, ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier dhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krsti?evi?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat