Ministri Hoxhaj në një takim vëllazëror me bashkëkombësit tanë në Zagreb

Diaspora

Ministri Hoxhaj në një takim vëllazëror me bashkëkombësit tanë në Zagreb

Nga: S. Prekazi / D.Hebibi Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:00
Takimi i Ministrit të Jashtëm të Kosovës me bashkëkombësit në Zagreb

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z.Esad Çollaku, që njihet si ndër veprimtarët më me zë në Kroaci me kontributin e tij në shumë situata në të mirë të përgjithshme, priti ministrin së bashku me kryetarin e SHKA „Shkëndia“, shoqëri e njohur nga të githë shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, z.Behar Mullajupi, pastaj, kryetari i Bashkësisë të luftëtarëve në Kroaci, z.Tom Kaçinari, deputetja shqiptare e parlamentit kroat, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj dhe disa aktivistë të tjerë të njohur dhe shumë të çmuar.

Pas disa takimeve, që i pati Ministri Hoxhaj në Kroaci e konkretisht në kryeqytetin e këtij shteti mikë Zagreb, ai ndau kohë edhe për t`u takuar me bashkëkombas dhe për të bashkëbiseduar me ta. Kuptohet, si pikë takimi i komunitetit tonë është edhe Unioni i Shqiptarëve në Kroaci. Se komuniteti jonë në këtë shtet është i organizuar dhe çmohet nga shteti kroat, ai dita ditës, po nderohet edhe me musafirë të shumtë, që po vijnë nga atdheu. Bashkëkombasit tanë, duke i ndihmuar shteti mikë Kroacia, janë intergruar shumë mirë në këtë shoqëri ndër vite dhe ata po realizojnë edhe projekte të ndryshme në të mirë, të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditës sonë kombëtare. Pas shumë takimeve, që i kanë pasur dhe i kanë, ata u takuan edhe me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z.Enver Hoxhaj.

Siç na bënë të ditur, redaktori i revistës „Informatori“ në Zagreb, z.Sejfedin Prekazi, njëherit veprimtarë i dalluar, me ministrin Hoxhaj patën një drekë pune me veprimtarët shqiptarë të Kroacisë dhe vlenë të përmendim, se ishin antarët e bashkësive nga Istra, Sllavonija, Vukovari, Bjellovari, Varazhdini, Rijeka dhe  normalisht edhe deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila shoqëroi ministrin në disa takime. Se çfarë takime ka pasur ministri kosovar, jemi të njoftuar nga mediat tona, por kësaj here, po ndalemi në këtë takim të tij me bashkëkombas.

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z.Esad Çollaku, që njihet si ndër veprimtarët më me zë në Kroaci me kontributin e tij në shumë situata në të mirë të përgjithshme, priti ministrin së bashku me kryetarin e Shkëndis z.Behar Mullajupi, pastaj, kryetari i Bashkësis të luftëtrëve në Kroaci z.Tom Kaçinari dhe disa aktivistë të tjerë të njohur dhe të çmuar.

Image

Në fillim z.Esad Çollaku, kryetar i Unionit shqiptar në Republikë e Kroacisë, e informoi ministrin Hoxhaj, për sukseset e shqiptarëve në këtë shtet dhe veprimtarinë e tyre, njëkohësisht ceku ndër të tjera, se tani shqiptarët kanë deputeten znj. Ermine Lekaj Prljaskaj e cila neve shqiptarëve na përfaqëson në mënyrën më dinjitoze dhe me shumë sukses, dhe tani zëri i shqiptarëve dëgjohet më shumë dhe më mirë si dhe normalisht zotri Çollaku ceku edhe disa probleme që ballafaqohet komuniteti ynë, e që normalisht, presin ndihmë edhe nga dy shtetet tona për këto projekte:

- Shtëpia e Kulturës Shqiptare dhe kjo shtëpi të jetë në pronësi të neve shqiptarëve 

-  Vlersimi më real i programeve dhe projekteve të Bashkësive shqiptare në Kroaci dhe më në fund të jemi të trajtuar si pakicat tjera (tani nuk jemi të vlersuar si pakicat përkatëse), në Këshillin e pakicave të qeversisë së Kroacisë, 

- Punësimi i shqiptarëve në instucionet kroate sipas përqindjes që përfaqësojmë në Kroaci, 

Paraqitja e studentëve të Kosovës në studime posdiplomike etj dhe sa ma shumë të aplikojnë për të studiuar në Kroaci.

- Të bisedohet me instuticionet dhe zyrtarët Kroacis për liberalizimin e vizave dhe lehtësimin, që familjet të bashkohen dhe të vizitojnë njëra tjetrën.

-Të ngritet në një nivel sa më të lartë çështja e dëshmorëve shqiptarë dhe personave të zhdukur në luftën atdhetare të Kroacisë.

Veprimtari i njohur, z.Tom Kaçinari, propozoi, se shteti i Kosovës kishte qenë mirë të dekoroj gjeneralin Ante Gotovina i cili ka dhënë kontribut të madh për furnizimin me armë në luftën e Kosovës në vitin 1998-1999.

U diskutua gjithashtu edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajin maj të këtij viti, që të dalin sa më shumë në votime, që të kemi edhe ne shqiptarët delegatët tanë në kuvendet e qyteteve dhe prefekturave e të shkojmë me në kandidat, siç tha, z.Gzim Regjepi, ka ardhur koha, që edhe në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, të kemi delegat tonin. Takimi ishte shumë miqësor dhe u bisedua edhe për projektet që janë realizuar deri më tani në Zagreb e qytete tjera me komunitetin tonë. Siç, na njoftoi, z.Prekazi, morën garanci nga ministri Hoxhaj, që komuniteti ynë do të ndihmohet gjithsesi me përkrahje të vazhdueshme, duke e ditur, se është i fortë dhe ka kontribuar edhe në proçese të ndryshme në Kosovë dhe është i nderuar edhe në këtë shtet mikë.

Image

MInistri Hoxhaj, vlerësoi lart këtë takim dhe në pika të shkurtërta i njoftoi këta veprimtarë, se ka pasur takime dhe do të ketë edhe në të ardhmen me miqë kroatë dhe padyshim, komuniteti ynë do të jetë dhe është shumë i çmuar.

Të pranishmit, biseduan edhe për situatën aktuale në Kosovë, thuajse për shumë tema dhe ministri Hoxhaj, nuk ngurronte që të bashkëbisedoj lirshëm me të gjithë me modesti. Të gjithë të pranishmit, ngritën dolli, që të jemi edhe më të bashkuar e të punojmë për të mirën tonë dhe për të mirën e përgjthshme. Shqiptarët, tash më janë me shumë miqë, e ndër ta është edhe shteti kroat dhe kroatët. Veprimtarët e pranishëm, theksuan gjithashtu, se në Kroaci ndjehen si në atdheun e tyre, por normalisht, se duan që të jenë edhe më të organizuar dhe padyshim, se si shteti shqiptarë dhe ai i Kosovës, do të kontribuoj më shumë, që vërtet të jemi ata që e meritojmë me projekte të mira, për të ecur te para me hapa të sigurt.

Të gjithë u ndanë të kënaqur dhe shpresojnë shumë, se krahas diasporës tjetër edhe disapora shqiptare në Kroaci, nuk do të harrohet nga Kosova, kur dihet, se në këtë shtet, jetojnë dhe veprojnë një numër shumë i madh i mërgatës sonë dhe mërgatë e fuqishme, jo vetëm për atdheun, por edhe ishte kontribuese për shtetin mikë të kombit tonë siç është Kroacia. Prandaj, komuniteti ynë në Kroaci, gëzon autoritet të lartë, jo vetëm te qytetarët por edhe te çdo qeveri që vjenë e shkonë.

E padyshim, edhe deputetja shqiptare znj.Ermina Leka Prljaskaj, e njoftoi ministrin Hoxhaj, për punën, që ka bërë dhe për disa takime që i ka pasur ajo dhe vlerësoi lart kontributin e komunitetit tonë në këtë shtet. Krejt në fund, të pranishmit, bënë edhe disa fotografi kujtimi me Ministrin, Enver Hoxhaj, duke shpresuar shumë, se edhe në të ardhmen, komuniteti ynë në Kroaci, do të jetë i nderuar nga shteti i Kosovës, por edhe nga ai i Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat