Vrasësi shqiptar me një këmbë fitoi betejën në Britani, nuk ekstradohet në Shqipëri

Diaspora

Vrasësi shqiptar me një këmbë fitoi betejën në Britani, nuk ekstradohet në Shqipëri

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:03
Saliman Barçi

Në minutën e fundit vrasësi shqiptar Saliman Barçi, 41 vjeç, ka fituar një betejë me drejtësinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë seancës së fundit, gjykata ka vendosur të mos e ekstradojnë në Shqipëri, shkruan Daily Mail. Vrasësi me një këmbë ka thënë se nëse do të ekstradohej në Shqipëri i rrezikohej jeta nga gjakmarrja, po ashtu në burgjet shqiptare nuk ka kujdes shëndetësor. Barçi, i cili ka humbur një këmbë në një aksident me motoçikletë akuzohet për dy vrasje të tmerrshme. Ai ka marrë letrat ndërsa jeton prej 14 vitesh në këtë vend si azilkërkues kosovar. I dënuari me 25 vite burg për dy vrasje do t’i kushtojnë taksapaguesve britanike 100.000 paund. Sipas Gjykatës nëse ai do të ekstradohet në Shqipëri kjo situatë binte ndesh me disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: E drejta për jetë, ndalimin e torturës dhe gjykim të drejtë. 

Historia 

Nga ana e tij, Saliman Barci, 41-vjeçari me nje kembe, pohon se është i pafajshëm dhe është duke përdorur të gjitha të gjitha ligjet e mundshme për t’i ikur kthimit në vendlindje. “Daily Mail”, pak kohe me pare duke paraqitur historinë shkruante se babai i tre fëmijë, me një këmbë të prere pak centimeter në gju, pas një aksidenti me motor u mbrojt para gjykatës angleze, duke thënë se nuk mund të kthehet në vendin e orgjinës, pasi për shkak të korrupsionit, aty rrezikon ta vrasin si pasojë e gjakmarrjes për krimin e kryer. 

Barci, sot 40 vjeçar deklaroi se erdhi në Britani me identitet të rremë, pak kohe pasi kreu vrasjen e dyfishtë, më korrik 1997. Babai i tre fëmijëve tashmë është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, por po lufton ekstradimin duke përdorur ligjet e të drejtave të njeriut për të siguruar jetën e tij, duke thene se ajo është në rrezik nga “gjakmarrja”.  

Por ai shpëtoi ndjekjes dhe iku në Britani të Madhe, duke pretenduar azil si refugjat kosovar, duke përdorur pseudonimin Samir Basha. Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë të tij në vitin 2009, dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas ankimit nga familjaret. Çështja tani është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja kunder tij, ndaj dhe po e kerkojne. 

Vrasja 

Vrasja e dyfishtë ndodhi më 18 qershor 1997, pranë stadiumit “Liri Ballabani” të Burrelit. Sipas hetuesve të çështjes, por edhe pohimeve të të afërmve të viktimave ditën e ngjarjes dy të rinjtë kanë qëndruar së bashku me të pandehurin Saliman Barçi. Organi i akuzës ka faktuar me prova dhe dëshmitarë të shumtë se rreth orës 23:00 të asaj dite shtetasit Barçi, Gjikola dhe Ibrahimi qëndronin në banesën e këtij të fundit. Barçi u ka thënë atyre se kishte 6 milionë lekë të reja, të cilat sipas prokurorisë i kishin grabitur. Të tre kanë dalë nga shtëpia, por në orët e para të mëngjesit dy të rinjtë janë gjetur të pajetë, të vrarë me armë zjarri. Çështja ishte pezulluar për mungesë provash, për t’u rihapur në mars të këtij viti nga Prokuroria e Matit. Të afërmit e Ibrahimit kanë deklaruar gjatë hetimit se Përparimi është vrarë nga Barçi dhe pak ditë pas vrasjes në shtëpinë e tyre kanë mbërritur “misionarë” për pajtimin e familjeve. Kjo nuk arrihet dhe vëllai i Përparim Ibrahimit vret pak më vonë nipin e Sali Barçit. Sërish pas kësaj vrasje kërkohet pajtim mes palëve në konflikt. “Unë kam vrarë Përparimin, ju më keni vrarë Gencin”, thuhet se është shprehur autori i krimit të dyfishtë, duke u rrekur të mbyllen të dyja vrasjet me Kanun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat