Itali – Shqipëri, arbëreshët dhe tifozët shqiptarë ndezin atmosferën me flamujt kuqezi

Diaspora

Itali – Shqipëri, arbëreshët dhe tifozët shqiptarë ndezin atmosferën me flamujt kuqezi

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 mars 2017 Në ora: 00:44
Shqiptarët e Amerikës, Tifozat kuq e zi, dhe Arbëreshët, janë duke e pritur me interes të jashtëzakonshëm ndeshjen që kombëtarja shqiptare, do të luajë ndaj Italisë, neser në Palermo

Televizioni italian TGR ka bërë një reportazh në një nga qytetet e Sicilisë, që është i banuar me shqiptarë dhe ka sjellë prej aty atmosferën e ndeshjes që ndihet jo pak, në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe në diasporë, SHBA.

Në mikrofonin e Televizionit italian TGR, ka dalë një tifoz i ri shqiptarë, i veshur me bluzën e kuqe, dhe me një shqiponjë të zezë vizatur  në gjoks, duke i thënë gazetarit italian me shumë krenari se “Shpresojmë të fitojë Shqipëria”.

Ndërkaq, që janë përsëri tifozat nga Klubi i Futbollit Korabi nga New Yorku, Shpëtim Ramku, Murat Mela dhe Kujtim Kaziu, të cilët mbasi ndoqën vitin e kaluar ndeshjet e kombëtares Kuqe-e -zi, në Francë, Euro 2016,  dje janë nisur për në Palermo të Italisë, në stadiumin “Renzo Barbera” .

Madje ata kan postuar disa fotografi me trainerin e kombëtares shqiptare Giani DeBiazi në prag të ndeshjes së nesërme në Palermo

Zgjedhja e stadiumit në ishullin e Siçilisë, sipas shtypit është bër bër me qëllim që t’a vështirësojë arritjen nga tifozët fanatik shqiptarë, të cilët megjithatë pritet të jenë të shumtë.

Mediat italiane më herët përmendën se Federata Italiane e Futbollit, zgjodhi qytetin e Palermos, nga frika e incidenteve,  rrezikut të hyrjes së ndonjë tifozi shqiptar në fushë.

Kjo me shkas duke pasur parasyshë takimin e fundit miqësor me Italinë, atë të miqësores së 2 viteve më parë në Genova, ku pjesa më e madhe e spektatorëve ishin shqiptarë, dhe një tifoz u pa të hyjë në fushë me flamurin shqiptarë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat