PDK me deklaratë politike, diaspora të përfaqësohet me tre deputetë

Diaspora

PDK me deklaratë politike, diaspora të përfaqësohet me tre deputetë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 16:01
Kryetari i PDK-se, Kadri Veseli ne Konventën së 8-të të Punës

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar punimet e Konventës së 8-të të Punës, ku delegatët u kanë vazhduar mandatin organeve drejtuese të partisë deri në përfundim të vitit elektoral.

Edhe pse u thirren mediat, konventa ishte e mbyllur për media pas fjalimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërkohë, sipas një komunikate të PDK-së, pas një debati të gjerë, anëtarët e Konventës miratuan plotësimin dhe ndryshimin e statutit.

Po ashtu, në këtë komunikatë thuhet se në këtë konventë u lexua dhe aprovua deklarata politike, duke inkorpuruar në të edhe propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që në atë deklaratë të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës.

Kurse, Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike,  pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind.

Në debatin për zhvillimet politike ndërmjet dy konventave, qëndrimet e tyre i shprehen  Ramiz Lladrovci, Safete Hadergjonaj, Halit Selimi, Bujar Cakolli, Selvije Halimi, Xhevdet Smakiqi, Safet Hoxha, Ramiz Shala, Donika Ahmeti, Andin Hoti, Izmi Zekaj, Naim Ismaili, Bislim Zogaj, Shukri Buja, Labinot Smakaj, Arsim Bajrami, Gani Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat