Arif Krasniqi është një djalosh 28 vjeçar,i cili ndonëse i lindur dhe i rritur në Belgjikë, nuk e harroi asnjëherë atdheun dhe kombin e vet. Arifi është me prejardhje nga Drenica, jeton dhe vepron në qytetin Namur.
Qysh i vogël,Arifi tregoi interesim të madh për sportin luftarak të boksit. Ai dëshmoi që nga fillimi se është talent duke e gërshetuar në praktikë mjeshtërinë luftarake kundër kundërshtarit.
Arifi edhe se u rrit në një vend të huaj,Ai guximin dhe zemrën shpalosi pran publikut,si shqiptar në ringje e huaja me mjeshtri të madhe. Tani ka tetë vite që merret me boks profesional në versionin MMA (free fight) duke arritur një serë fitoresh!
Sot, ky djalosh në saje te arriturave u bë boksier i madh dhe i ka thyer edhe kornizat e Belgjikës duke u ngjitur drejt në majatë e një sportisti në Evropë dhe botë!. Nga dashuria dhe vetëdija e madhe për atdhe e për komb, Arifi me krenari bartë flamurin kombëtar shqiptar në meçet garuese të boksit.
Ai e ndien veten krenar që është shqiptar me shkëlqimin e punës së tij shton krenarinë tek të gjithë shqiptarët e posaçërisht tek diasporora shqiptare në Belgjik.
Këtë sportist e kanë përkrahur,vizituar edhe Lobi Euro-Atlantik Shqiptar të përfaqësuar nga Kryetarja e Degës për Belgjikë zonja Fitore Sopa,nënkryetar Faton Gashi,Nëndega në Liege kryetar Orhan Azemi bashkë me lobistët tjerë.
Një serë shoqatash sot ma,veprojnë në gjirin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar si Shoqata" Makowal" në qytetin Namur me kryetar zoti Memedali Ahmedi, kryetarja e Shoqatës "Dara Dorë " e kryesuar nga Dores Huy dhe Hamide Canolli-Trmkolli.
Lobi sot përkrahet edhe nga kryetari i shoqatës "Iliria" në Tongeren kryesues Rifat Ademi
dhe Nermine Kumanova këshilltare në komunën e Namurit. Lobi Euro-Atlantik në Belgjikë gjithnjë është duke bërë hapa avancues në sensibilizimin e mërgatës shqiptar,qe t'i bashkohet gjirit të tij. Kontakti i ynë me përfaqësuesit e "Lobit Euro-Atlantik Shqiptar"për Belgjike u shprehen pothuajse një zëri duke u shprehur si më poshtë:
Po na gëzon të gjithëve dhe po na bënë që të mburremi me këtë talent të rrallë thekson zonja Fitore Sopa kryetare e Lobit për Belgjikë. Zonja Fitore vazhdon edhe ma tutje duke theksuar se ne, si mërgatë shqiptare në Belgjikë dhe kudo që jemi, përmes të gjitha formave të organizimit,kujdes dhe vend të veçantë duhet t'iu kushtojmë afirmimit dhe përkrahjes pa rezervë ndaj njerëzve tonë të rijnë, profesionistë e ekspertë në të gjitha fushat, pra edhe në sport, kulturë,teknologji, afarizëm, biznes etj. Si lobist të vyeshëm për mbarë diasporën dhe për kombin, kemi detyrë dhe obligim që të zbulojmë talentet e njerëzit tonë që zotërojnë aftësi të ndryshme profesionale. Këta të rijnë do t'i afrojmë, t'i organizojmë, t' i ndihmojmë , përkrahim e mbështesim pa rezervë në rrugën e përsosmërisë së tyre profesionale drejt arritjes së majave të fitoreve të niveleve më të larta. Përkrahja dhe solidariteti ynë duhet të jetë prioritet ndaj rinisë së mërgatës sonë kudo në diasporë, prandaj kësaj rradhe ftoj Mërgatën shqiptare në Namur, por, edhe në Bruksel e në mbarë Belgjikën që, të organizohen e t'i dalin në krah bokserit tonë të vyeshëm, Arif Krasniqi, i cili së shpejti do ta ketë një meç shumë të rëndësishëm për karrierën e tij në boksin profesional.
Një borxh të vogël ndaj këtij shqiptari të madh po e kryen, "Lobi Euro-Atlantik Shqiptar" që i bëri ftesë të gjithë komunitetit shqiptar qe ta përkrahin në Meqin e radhës me 4 Mars që pati edhe fitoren e radhës. Përfundoj takimin me këtë të ri dhe me përfaqësuesit e Lobit Shqiptar për Belgjikë duke na lënë mbresa se është komuniteti shqiptar nder ma te organizuarit në Evrope. Na mbetet për fund t'ju urojmë suksese dhe mbarëvajtje në të ardhmen.