Lazim Destani, Kryetari i nderit të rrjetit global të bizneseve shqiptare vizitë në Prishtinë

Diaspora

Lazim Destani, Kryetari i nderit të rrjetit global të bizneseve shqiptare vizitë në Prishtinë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 prill 2017 Në ora: 18:19
Lazim Destani

Lazim Destani shkruan në statusin e tij privat në rrjetin shoqëror Facebook, se dje në cilësinë e Kryetarit të Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare ka vizituar Prishtinën.

Ai thotë se pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Rrjetit dhe USAID-it ku drejtori Xhejms Hope përfaqësoi Programin Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Republikën e Kosovës.

"Kjo, marrëveshje mes tjerash, shkruan filantropisti i madh shqiptar ,  paraqet dëshmi për përkushtimin institucional edhe të ShBA-ve për mbështetjen e kompanive vendore për eksportime të produkteve të vendit në kompanitë e diasporës shqiptare nëpër botë.

Aftësimi i kompanive shqiptare për të konkurruar në tregjet perëndimore me sasi, cilësi dhe çmime paraqet sfidën dhe mundësinë më të mirë për zhvillim ekonomik të trojeve tona" ka thënë Lazim Destani, Kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare vizitë në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat