"2017 Golden Gloves" Kampion Reshat Mati - Ariu Shqiptarë - Albanian Bear

Diaspora

"2017 Golden Gloves" Kampion Reshat Mati - Ariu Shqiptarë - Albanian Bear

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 prill 2017 Në ora: 20:59
"2017 Golden Gloves"

Gara për kupën - rrypin e kampionit në peshën gjysmë të lehtë 141 paund - solli në ringun njujorkez dje në Brooklyn,  një palë boksierësh jashtëzakonisht të aftë dhe shumë të motivuar në çdo raund të konkurrencës, për të fituar 2017 Golden Gloves Champion. 

DaShaun Johns dhe Reshat Mati  më 22 prill në ringun prestigjoz Aviator Sports Center në Brooklyn, u “përlanë’ me njeri tjetrin për të përcaktuar se kush do të merrte rrypin e kampionit - “Dorezat e Arta” në përfundim të ndarjes së tyre, në këtë turne, i cili kishte edhe  90-të vjetorin e organizmit të këtij turneu që nisi në New York si “Dita e Artë” më 1917. 

Golden Gloves Champion, është një turne prestigjoz, ku kan konkurruar edhe disa nga boksierët e famshëm amerikan, përfshirë edhe dy ikonat e boksit Kasus Klejn - Muhamed Ali, dhe Mike “ Iron” Tyson Turne, ky që ndër vite çdo boksier i ri, duket se do të hyjë në librat e historisë, kur forcat përplasen në ringun e boksit njujorkez.

Kësaj rradhe dolën në ring Reshat Mati  i manaxherit Atlas Cops N Kids, i cili u grushtua me Dashaun Johns i John's Gym, për të fituar titullin e kampionit  “Daily News Golden Glove 2017”- nji titull ky që vitin e kaluar të dy sfidantët e patën humbur.

Xhoni - Dashaun Johns (John's Gym) është më i moshuari dhe ka pak më përvojë pjesmarres në shumë turne, duke shënuar vitin e tij të katërt të garës në krahasim me dy të Matit. 26-vjeçari nga time John's Boxing Gym, ka bërë përmirësime të mëdha, thanë gazetarët, mbasi çdo vit dhe gradualisht, ai është duke u bërë më i rehatshëm në ring.

Vitin e kaluar, Johns, u ballafaqua edhe në ringun e Olimpiadës 2016 në Brazil për SHBA dhe fitoi kampionin Golden Glove 2016 në turneun Richardson Hitchins, megjithse në gjysmëfinalet humbi një dyluftim me një vendim të vështirë, pas rënies dhe pasigurisë për të u mbrojtura në raundin e parë.

Reshat Mati - Ariu Shqiptarë - Albanian Bear erdhi mbrëm pasi kishte humbur në gjysmëfinalet e vitit të kaluar, ku ai humbi me Bruce Carrington.

Mirëpo qëllimi i tij thanë gazetarët njujorkez më 22 prill në ringun prestigjoz Aviator Sports Center në Brooklyn, mbrëm ishte të magjepsë audiencën dhe të vendosë emrin e tij në “hartën” e fitoreve historike në 90 vjetorin e Turneut 2017 - të Daily News Golden Glove, kur nisi qysh në raundin e parë me “breshërin” e goditjeve të njëpasnjëshme, kundër Johns.

"Ai është shumë më i vjetër se unë, por për mua mosha nuk ka rëndësi. Unë vetëm do të bëj gjënë time dhe shpresoj që të bëj një shfaqje spektakolare, për të gjithë, dhe, të gjithë ta dinë se kush jam “ ka deklaruar ai para litarve të ringut të dielën.

Gazetarët njujorkez, thanë se “ Johns, ka qenë i vetëdijshëm se ky është në një test i ashpër në ndeshje finale, por ai deklaroi se ishte i gatshëm të përballojë sfidën dhe të shfaqë përkushtimin që i ka vënë vetes në ring. Ai dëshironte të marrë titullin e kampionit të boksit, por kishte “harruar’ se Reshat Mati - Ariu Shqiptarë - Albanian Bear, ishte një nga konkurrentët kryesorë në këtë turne”.

Në ndeshjen më të pritur në këtë ditë të fundit, në peshën gjysmë të lehtë 141 paund në ringun njujorkez dje në Brooklyn, Reshat Mati (Atlas Cops N Kids) mundi Dashaun Johns (John's Gym) me pikë, me vendimin e padiskutueshem dhe njëzëri nga tre gjyqëtarët, duke fitur kështu titullin e Daily News Golden Gloves 2017 në New York. 

Në finalen Daily News Golden Gloves 2017 në New York, mbrem ishin të dy boksierët që humbën në gjysmëfinale të vitit të kaluar.
Nga rënia e parë, e gongut ishte e qartë se ç'do të donte të bënte secili nga dy sifidantët e mbrëmjes.

Mati ka përfituar nga gjatësia e e kundershtarit duke e mbajtur atë në distancën e Johns dhe duke ia ulur goditjen e tij. Jonhs, megjithse  përdori dorën e gjatë me grushta larg dhe lëvizjet me trup e  këmbët e tij të shpejta për të “rrëshqitur” dhe u mbrojutur brenda litarve të ringut nuk i shpëtoi goditjeve të njëpasnjësh trupërore dhe poshtë në bark e kokë.

Me shenja brutale të goditjeve të marra në fytyrat e tyre, të dy boksierët, thanë gazetarët luftuan me këmbë-trup-grushta , deri në rënjen përfundimtare të gongut. Ndërkohë, që tifozat e shumtë të dy boksireve, përfshirë shqiptarët entuziast si gjithmonë qëndruan në ankth deri në vlerësimin e gjyqëtarëve, duke pritur fituesin.

 Gjyqtari mbërtheu dy boksierët prej dore dhe u afrua në qendër të ringut duke ngritur lart vetëm dorën e djathtë të boksierit të talentuar shqiptar Reshat Mati - Ariu Shqiptarë - Albanian Bear, i cili u kurorëzua si fitues i titullit Daily News Golden Gloves 2017 në New York. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat