Veseli: Nuk ishte vetëm familja jonë, por qe i gjithë populli shqiptar që nuk dorëzoi asnjë hebre

Diaspora

Veseli: Nuk ishte vetëm familja jonë, por qe i gjithë populli shqiptar që nuk dorëzoi asnjë hebre

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 25 prill 2017 Në ora: 12:24
Komuniteti hebre në Washington DC, në ceremoninë e organizuar nga sinagoga Adas Israel

Duke kujtuar një krizë më të hershme të refugjatëve, hebraik, dhe një familje që rrezikonte jetën e tyre, edhe për të ndihmuar ata, Drita Veseli, me vajzën Ermira Hoxha dhe djalin Bujar Veseli, ishin në Washington, këtë të diel - gjatë ceremonisë për të nderuar burrin e saj të ndjerë dhe familjen e tij, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Adas Izrael Congregation.

Gazeta e kryeqytetit amerikan Washington Post, shkruan sot në një artikull të saj rreth kësaj dite përkujtimore, tregimet e familjes Veseli. 
Në vitin 1943, ata thonë në rininë e tij babai ynë Refik Veseli, kishte pasion fotografinë dhe fillon punë si ndihmës në nji Foto studio në Tiranë.

Me pas ata rrëfejnë:"Në verën e vitit 1943, hyn në studion ku punonte babai, një çift hebre që vinin nga Jugosllavia dhe kërkonin punë e strehim. Fatmirësisht, pronari ku babai punonte, njihej me familjen hebre Mandil, sepse kishte pas qenë ndihmës në studion fotografike Mandil ne Beograd. Mosha Mandil e shoqja Ela dhe dy fëmijët e tyre Gavra e Beba strehohen në shtëpinë e pronarit të foto Lux. Mosha Mandil filloi te punonte cdo dite ne studio dhe shume shpejt u rrit cilesia e fotografise dhe filluan te kishin shume pune. Nga klientet qe i vinin filluan te vijne dhe shume ushtare e oficera gjermane. Mosha Mandil fuste koken brenda leckes se zeze te aparatit dhe babai yne i rregullonte pozicionin dhe dritat.

Erdhi një kohë që në Tiranë si kryeqyteti i Shqiperise, kontrollet e vazhdueshme filluan të rriteshin dhe jeta e familjeve hebreje dhe qëndrimi në Tiranë ishte i rrezikshëm. Babai ynë Refiku mbasi konsultohet dhe me babain e tij i merr dhe i dërgon në Krujë (qytet që është në mal) ku jetonin prinderit e tij.

Kruja është rreth 70 km nga Tirana dhe vendosen të dërgoheshin në Kruje me kafshë larg rrugës së makinave. Mbas tre ditësh të kryesuar nga babai i Refikut dhe mbas shumë peripecish gjatë rrugës, arritën në Krujë. Mbas disa ditësh babai yne çoi në Krujë që të strehoheshin në familjen e tij edhe familjen Ben Josef, kushërinj të familjes Mandil."

Mirëpo, shkruan Washington Post, sikur të ishin zbuluar të dy familjet, e fshehura gjatë luftës, në atë kohë familja Veseli mund të ishte vrarë e tëra. 

Por ja që kurrë nuk u ndodhi gjë atyre, as  që familja shqiptare t'i largonin familjet hebraike nga frika, ose t’i dorzonin tek gjermanët. Ashtu si bën të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare ( Katolik, Ortodoks, Mysliman dhe Bektashinjët), mbasi ata ndoqën kodin e tyre historik "Besa", një kod nderi, ky që kërkon mbrojtjen e mysafirëve deri edhe me jetën, pavarësisht nga feja apo besimi i tyre, dhe trajtimi i tyre, bëhet si pjesë e familjes shqiptare.

Të dielën në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Adas Izrael Congregation në Uashingtonin Veriperëndimor, në Kopështin Garden of the Righteous, zyrtarët e kësaj qendre, me këtë rast nderuan familjen Veseli nga Shqiperia, dhe vendosën aty sipas traditës edhe emrat e tyre, në një Kopsht muzeal i rezervuar për ata që rrezikonin jetën e tyre, për të ndihmuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Ai që ishte protagonisti i atyre ngjarjeve të dhimbshme Refik Veseli, vdiq në vitin 2000, por ishin gruaja e tij, dhe dy nga fëmijët, ata që udhëtuan nga New Jersey dhe Massachusetts, ku jetojnë, për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të babait të tyre. 

Në këtë ceremoni përkujtimore përfshihej edhe kënga popullore shqiptare dhe ajo hebraike, në shënimin e emrit të familjes Veseli, në një pllakë guri vendosur tashme dhe u zbulua në Kopështin Garden of the Righteous, dhe që është mazeuleumi i cili nderon hebrejtë dhe jo hebrejtë e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Mjeshtri i fisarmonikës - maestro Raif Hyseni, ai që luante në fizarmonikë, së bashku me Mbretëreshën e këngës Popullore të Shqipërisë së Mesme - Merita Halilin - preformuan në sallë dhe në zbullimin e Gurit përkujtimor, kur anëtarët e familjes Veseli u nderuan në ceremoninë e zhvilluar të dielën në Qendrën Adas Izrael Congregation në Uashingtonin Veriperëndimor - Kopështin Garden of the Righteous.

“Mësimet, e familjes Veseli, janë veçanërisht të rënda në një kohë kur muslimanët, sot janë duke përfshirë në situata të ngjashme, me at'here, ku refugjatët ikin nga rreziku, por ja që sot ata edhe përballen me opozitën në Shtetet e Bashkuara,” tha Rabini Gil Steinlauf, në këtë kongregacion.

"Jemi duke jetuar në kohë nga më të errëta në këtë vend dhe në mbarë botën, me krime të urrejtjes, fjalime të egra dhe fanatizëm, veçanërisht kundër myslimanëve i cili, tashmë është në rritje", tha ai, duke vënë në dukje se Sinagoga e tij, kishte marrë në mbrojtje një familje siriane, "siç kanë bërë vetë njerëzit e tyre për ne, ne jemi të gatshëm të bëjmë për ju sot", tha Steinlauf. 

"Ne kurrë nuk do të qëndrojmë duke heshtur derisa njerëzit në pozita të pushtetit të sulmojnë Myslimanët në stereotipe urryese; Ne nuk do të qëndrojmë në heshtje ndërsa udhëheqësit shpifin mbi besimet dhe praktikat e shenjta fetare, dhe ashtu si vetë njerëzit tuaj për atë çfarë kanë bërë me kaq zell për ne, ne jemi sot të gatshëm  të bëjmë atë që duhet, për t'ju mbrojtur ju nga çdo dëmtim shpirtëror “ përfundojë fjalën e tij Rabini Gil Steinlauf, në këtë kongregacion.

Imam Yahya Hendi, një kapelan mysliman në Universitetin Georgetown, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, tha se ai gjatë fjalimeve me këto histori refugjatësh ishte bër të qajë në lot disa herë, mbasi ishte prekur shumë nga rrëfimet që u treguan për të nderuar këtë ditë nga shqiptarët dhe hebrenjtë.

 “Hebrenjtë e dinë mirë se çfarë është dhimbja, edhe unë e di se çfarë do të thotë të largohesh nga shtëpia jote", tha ai. "Duke dëgjuar se hebrenjtë e Amerikës, do të ngrihen për të mbrojtur muslimanët e Amerikës, dhe ato janë fjalë të fuqishme - se ne të gjithë jemi në këtë vend së bashku duke mbrojtur njeri tjetrin”, tha se ishte jashtëzakonisht i emocionuar Imam Yahya Hendi.

“Ndërsa, kishte johebrenjë në të gjithë Europën, të cilët rrezikuan jetën e tyre, për të ndihmuar hebrenjtë, kishte një cilësi të ndryshme nga mënyra se si u bë kjo mënyrë e mbrojtjes së tyre nga nazistët, në Shqipëri, tha Floreta Luli-  Faber, e cila është edhe ambasadoria e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se :" Ndërsa, shumica e hebrenjëve që ishin fshehur qëndruan të “maskuar", në Shqipëri, ata ishin të hapur, nën shoqërin dhe familjarizmin e shqiptarve, si "miq" ose si "të ftuar" dhe ose si "kushërinj nga Gjermania", si u therrisnin atyre shqiptarët, në atë kohë", tha ambasadorja e Shqipërisë në Washington D.C.

Në fund, u tha se nuk ka pasur gjatë asaj kohe, pikërishtë Luftës së Dytë Botërore, qoftë edhe një rast i vetëm - qoftë edhe  një hebre i vetem në Shqipëri, të iu ishte dorëzuar nazistëve, dhe, Shqipëria u bë kështu mbas Luftës së Dytë Botërore i vetmi vend i pushtuar nga nazistët në Evropë, që kishin më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa në fillim të saj.

Dr. Elez Biberaj Drejtor i Divizionit Eurasia, në “Voice of America”, i cili është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan, ka marrë pjesë në këtë ceremoni të dielën në Washington D.C, dhe ka postuar në profilin e tij privat, disa nga fotografitë e kësaj ngjarje, duke lënë shënimin impresionues: “Me interpretuesit e mëdhenj të Shqipërisë Merita Halili dhe Raif Hyseni në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën Adas Izrael Congregation në Uashingtonin Veriperëndimor Kopështin Garden of the Righteous, i cili nderoi familjen Veseli nga Shqipëria për strehimin dhe mbrojtjen e dy familjeve hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat