Gjermania kërkon punëtorë, të lira 1 mln vende pune - Bota Sot
Gjermania kërkon punëtorë, të lira 1 mln vende pune

Diaspora

E hënë, 29 maj 2017

Gjermania kërkon punëtorë, të lira 1 mln vende pune

Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Në Gjermani ka sot mbi 1 milionë vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Një disbalancë e tillë, thotë  DW duke cituar ekspertë të fushës, lidhet me transformimin e tregut të punës.

Në disa degë, për shembull në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja. Ndërsa në mjaft sektorë të tjerë, kërkesa është tepër e lartë.

Alexander Kubis, nga Instituti IAB thotë se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuar. Por sërish, disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.

Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Sipas Kubis, një sërë ndërmarrjesh sot shpenzojnë më tepër kohë sesa në vitin 2010 për të gjetur  një person të përshtatshëm për vendin e punës.

Kjo periudhë aktualisht kërkon e pakta 82 ditë, ndërsa përpara 7 vjetësh, ishte 70 ditë. Sipas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gjë shihet jo vetëm tek profesionet akademike, por edhe tek personat që përfundojnë shkollat profesionale.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test