Pas përmbledhjes së parë me poezi “Kosovë ty të përkulem”, autori Bahri Shyti, para pak ditësh na doli edhe me një përmbledhje tjetër me poezi dhe këngë, “Lot e këngë të mërgimtarit”. Libri ka 207 faqe dhe përmbledhë në vete 95 poezi e këngë të ndara në pesë kapituj.
Që në librin e tij të parë lexuesit i ka lënë të kuptoj se ka të bëjë me një poet të talentuar, derisa libri i dytë veçsa e forcon këtë mendim të lexuesit. Shihet se autori ka bërë një organizim pamor më të qartë se në librin e parë duke shtuar në kapitullin e parë biografi dhe portrete me poezi-këngë.
Derisa lexonja vargjet e këtij libri, ku pashë personalitetin e autorit, përplasjet dhe përpëlitjet e tija, u gjinda në Ashlan. Atje ku trimave ua njoha trimërinë, moralin e lartë dhe afrinë engjëllore, ku pashë se disa nga heronjtë e mi, janë shokët e mi, si dhe disa të gjallë që janë heronjë, por populli nuk i njeh, apo i njeh pak.
Autori, Bahri Shyti, në këtë libër, na del një poet i fuqishëm që të rrëmben me forcën e vargut plot shperthime të mbrendshme të një shpirti të trazuar nga dallgët e jetës. Duke depërtuar thellë në shpirtin e shqiptarit dhe në problemet morale të kohës, ku përmes vargjëve të poezisë ”Historia thërret këto troje”, faqe 63; paraqet të sotmën e jetës shqiptare
“Ju harruat trojet etnike
Çamërinë zemër fisnike
Iliridën që sot po vuan
Dhe Lugina me lot gatuan
Harruat shqipet në Mal të zi
Tuz, Ulqin, Plavë e Guci
Ju po shkelni betimin tuaj
Jeni vënë në sherbim të huaj”
Si parim etik krijues, kultivon sistematikisht një qëndrim kritik, mospajtues me situatën e krijuar në Kosovën e pasluftës, siq thotë edhe vetë poeti në vargun e poezisë: “Hapu tokë”, faqe 158
“Hapu një herë tokë
Hapu të dal mbi dhe
Të shoh ato fytyra të grisura
Që nuk qajnë kokë për ne”
Pra, fryma e “Lot e këngë të mërgimtarit” ndryshon sadopak sipas gjendjes shpirtërore të autorit. Përmes këtyre vargjeve, që në disa raste shprehin empati, poeti ynë, Bahri Shyti, fshin çdo lot nga sytë e popullit të tij të shumëvuajtur dhe ua largon dhembjet. Shfaq simpatinë për luftën çlirimtare dhe respektin për ushtarët e UÇK-s, duke pasqyruar vullnetin heroik të tyre për liri, siq thotë në vargjet e këngës kushtuar dëshmoriit të kombit Safet Boletinit, faqe 40,
“..., Ngjeshur në brez pushkë e allti
Komandant i “Tigrave të Zi””
Poezia e tij disi të trimëron dhe të jep shpresë, ma forcon mendimin tim të hershëm për këtë autor. Si një krjues ka potencial dhe di ç’kërkon, mjafton një varg a poezi të tij ta peshosh.
Autori i këtij libri jeton në Eggenfelden të Bavarisë, në vargjet e të cilit, tek poezia “Në mërgim loti kur pikon”, faqe 69, ndjehet dhëmtja dhe dashuria për atdheun kur thotë:
“Kur mendoj se ku jam rritë
Atje toka ku flet shqip
Në ato fusha e lëndina
Ku ka shqipe e gjeraqina
Atje ndien tjetër kënaqësi
Ku ke prind motër e vëllazni
Ku ke mbesa e ku ke nipa
Shumë e shkurtë të duket dita
Po vjen koha e po pendohem
Nga ky lot sytë verbohen
Nuk e dimë kur kem me ardh
A të vdekur, a vijmë gjallë”
Rimat e poezive i ndeshim të ndryshueshme; e para me të tretën, e dyta me të katërtën, e para me të dytën dhe e treta me të katërtën e, nganjëherë rima paraqitet vetëm në rreshtin e dytë dhe dhe të katërt, por jo edhe në të parin dhe të tretin. Strofat janë 2,3, 4 dhe 8 vargjesh.
Dhe, për fund; Unë kam jetuar së lëxuari. Për mua ishte gjë e mirë. Ishte fryma ime.