Ministria e Diasporës regjistroi vetëm 342 mijë e 803 qytetarë nga diaspora

Diaspora

Ministria e Diasporës regjistroi vetëm 342 mijë e 803 qytetarë nga diaspora

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 14:17
Valon Murati

(E plotësuar) - Sot në Prishtinë, në kuadër të projektit “Ti je pjesë atdheut”, Ministra e Diasporës publikoi rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës.

Regjistri i Diasporës dhe Mërgatës, i ekonomive familjare, i personave dhe i bizneseve është projekt i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i implementuar nga Ministria e Diasporës

Procesi i regjistrimit të diasporës u mbështet nga Ministria e Jashtme e Finlandës dhe UNDP-ja, përmes projektit DEED (programi për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik).

Qëllimi i regjistrimit ishte sigurimi i të dhënave për numrin e saktë të pjesëtarëve të diasporës në shtete të ndryshme të botës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike, e gjithë kjo në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.

Po ashtu, bazuar në këto të dhëna, institucionet tona do të mund të hartojnë politika më të mira për bashkatdhetarët, të krijojnë lehtësira për shërbime më efikase, si dhe të organizojnë aktiviteteve në vendet pritëse, por edhe në Kosovë.

Në fjalën e tij, ministri i Diasporës, Valon Murati, theksoi se Diaspora është resurs njerëzor, i cili çdo herë e mëshumë po merr cilësi të jashtëzakonshme. Ajo do të jetë element i rëndësishëm jo vetëm i jetës ekonomike, por edhe shtyllë e rëndësishme socio-ekonomike në zhvillimin e vendit.

“Për ta njohur shtrirjen demografike,numrin e pjesëtarëve në diasporë, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Diasporës e nisi këtë proces të regjistrimit, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Në vitin 2015 dhe 2016,MeD-ja ka qenë e përqendruar në regjistrimin fizik, domethënë regjistrimine bashkatdhetarëve tanëkryesisht gjatë verës. Përqendrimi kryesor i gjithë punës sonë dyvjeçare ka qenë te regjistrimi fizik  i bashkatdhetarëve, i cili është bërë  në qytete, pika kufitare e aeroport. E gjitha puna rreth këtij procesi  ka përfunduar me këtë studim, që do të jetë një bazë e mirë për politikëbërësit, për studiuesit  eçështjeve të diasporës, jo vetën tonës, por edhe të tjerave; do të jetë material shumë i dobishëm për organizatat e ndryshme joqeveritare, qoftë vendëse andërkombëtare. Është studimi i parë i këtij lloji në Kosovë në fushën e trajtimit dhe studimit të demografisë, fenomeneve të tjera shoqërore të diasporës.

Sa u përket shifrave, nga 400 mijë aplikacione që janë përpunuar deri në fund të vitit 2016,kemi krijuar një bazë të të dhënave prej  342.803 pjesëtarëve të diasporës. Kjo shifër është një bazë emirë për të vazhduar tutje me regjistrimin “online”, tha ndër të tjera ministri i Diasporës, Valon Murati.

Më pas, demografi KadriSojeva shpjegoi në formë tabelare shpërndarjen gjeografike të diasporës nëpër botë, sipas emigrimit, moshës, gjinisë e statusit.

Po ashtu, në këtë ngjarje u hap edhe fushata e regjistrit elektronik, që do të zgjasë deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Megjithëkëtë, diaspora edhe pas kësaj kohe do të ketë mundësi të regjistrohet. Të gjitha të dhënat e diasporës janë të mbrojtura me ligj.

Rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës

Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës po publikon rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor 2016.

Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike - e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat