Çfarë po ndodh brenda LDK-së?

Diaspora

Çfarë po ndodh brenda LDK-së?

Miftar Zagragjaj Nga Miftar Zagragjaj Më 12 qershor 2017 Në ora: 12:36
LDK

LDK-së edhe sa kohë duhet të kuptojë ta ndryshojnë, mënyrë qeverisëse, të rotacionit serik të pushtetit, ndryshimi është i nevojshëm të ndodh, jo vetëm për LDK-në, por edhe për vetë shoqërinë, dhe jo në bazë grupore, e cila nuk paraqet gjë tjetër veç një listë të përsëritur, kjo mënyrë e përcaktimit të listës, është një dështim i asaj të kaluarës.

Derisa nuk kuptohet se duhet falënderuar të gjithë ata kontribues në diasporë, të cilët e ngritën LDK-në me mjetet financiare dhe punën vullnetare, dhe pa përkrahjen aktive dhe pjesëmarrjen e diasporës nuk do të shkojnë përpara, jo se për LDK-në kanë kontribuar shumë më shumë anëtarë që nuk janë në listë e kandidatëve për deputetë, se vet këta qe udhëheqin sot LDK-në.

Nuk ka lëvizje përpara pa njerëz të sinqertë dhe të devotshëm që vë LDK-në në lëvizje. Këtë duhet ta bëni në bazë të vlerave individuale, ky do të ishte edhe hapi i parë një ndryshimi të shumë pritur të LDK-së. Kështu do të fillojë edhe një proces shumë i rëndësishëm për ndryshimin, për fitoren e madhe të LDK-së, të Lidhjes Demokratike të Dr. Ibrahim Rugovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat