“Kundërshtojmë ndërtimin e minihidrocentralit”

Diaspora

“Kundërshtojmë ndërtimin e minihidrocentralit”

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:17
Plavë-Guci

Hoti në Plavë-Guci është një vendbanim etnikisht i pastër dhe në të banojnë vetëm shqiptarët autokton, përndryshe Hoti në të kalurën e afërt kishte mase 70 shtëpi, ndërkaq si çdo vendbanim tjetër shqiptar në Plavë Guci sot vuan nga plaga e rëndë e mërgimit si rrjedhojë e jo perspektivës dhe politikave diskriminues nga shteti malazias në 100 vjeçarin e fundit. Hoti i Kujit se si e thërrasin vendorët njihet edhe si Hoti i legjendave, kjo shprehje tek plavë-guciasit përdoret fal trimërisë që historikisht hotjanët banë për mbrojtje të Plavës dhe Gucisë si tërësi.

Në New York më 27 Maj 2017 u mbajt një takim i mërgatës me prejardhje nga Hoti ku muarën pjesë të gjithë përfaqësuesit e vëllazërive të fshatit, dhe u debatua problematika e iniciativës së shtetit malazias për ndërtimin e një minihidrocentrali, që do të shfrytëzoj ujërat e Hotit.
Uji si burim jetës dhe ekzistencës .
 
Mënyra se si do funksionoj ky impiant është paksa e çuditshme dhe e pa pranueshme sepse ky impiant përmes tubacioneve do mbledh të gjitha ujërat tona, ujëra këto që janë përdorur për pije dhe ujitje të tokave të bukës, livadheve dhe kullosave të fshatit Hot.
 
Hotjanët të indinjuar thellësisht për këtë iniciativë të shtetit malazias dhe komunës së Plavës një zëri nga ky takim theksuan se janë kundër këtij projekti, projekt ky që do të shëmtoj pamjet e natyrës së fshatit tonë, por çka është ma me rëndësi se shteti malazias këtë projekt po tenton ta implementoj kundër vullnetit dhe duke shpërfillur vullnetin e hotjanve, realizimi i këtij projekti do të thelloj edhe ma shumë plagën e rëndë të largimit dhe boshatisjes së këtij vendbanimi nga shqiptarët autoktone . Shteti i Malit të Zi dhe komuna e Plavës nuk mund të sjellin dhe nuk do i lejojmë që të sjellin vendime kudër vullnetit tonë, sepse edhe sot si gjatë historisë hotjanët nuk lejuan dhe nuk lejojnë nëpërkëmbjen nga askush. Nëse bota e civilizuar sot mbron natyrën dhe ujërat atëherë vallë pse kjo e drejt elementare po shkelet dhe cënohet për shqiptarët autokton të Hotit, nga një shtet që pretendon të jetë pjesë e botës së lirë dhe demokratike evropiane.
 
Ne do të kundërshtojmë këtë nismë në çdo instancë qoftë lokale apo më të larta shtetërorë por edhe në qarqe ndërkombëtare për të mbrojtur tokat dhe pasuritë tona për të parandaluar vënien në jetë te këtij projekti famëkeq.
 
Askush, as qeveri e as individ nuk mund të sjellin vendime për pasuritë tona shekullore, pasuri këto që me shekuj i kemi ruajtur dhe mbrojtur nga çdo pushtues dhe do i mbrojmë edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat