Aksident tragjik, 27-vjeçarja shqiptare humb fëmijën në bark

Diaspora

Aksident tragjik, 27-vjeçarja shqiptare humb fëmijën në bark

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 23:36
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Como të Itali, ku dy gra shqiptare që po udhëtonin me një makinë u përplasën me një mjet tjetër. Por tragjedia bëhet më e rëndë, pasi njëra prej të aksidentuarave e cila ishte shtatzënë humbi fëmijën e saj. 

Incidenti ka ndodhur në Itali mbrëmjen e së hënës në rrugën “Don Gnochi” në komunën Inverigo. 27 vjeçarja ishte në muajin e shtatë të shtatzënë. 

Të aksidentuarat janë transportuar në spitalin e Comos, ku gruaja shtatzënë ka humbur foshnjën e saj, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

27 vjeçarja aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa mikja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe shoferi i makinës me të cilën u aksidentuan shqiptaret, një italian i moshës 57 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën këtë aksident tragjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat