Aksidentohet rëndë familja nga Maqedonia, shoferi mund të ketë pasur pakujdesi nga dremitja

Diaspora

Aksidentohet rëndë familja nga Maqedonia, shoferi mund të ketë pasur pakujdesi nga dremitja

Nga: Bota sot Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Dy të rritur dhe tre fëmijë, të martën në mëngjes janë aksidentuar rëndë në autostradën lindore pranë Parndorf. Vetura ka dalë nga rruga, ndërsa pesë personat në bord mbetën të plagosur, shkruan televizioni austriak “ORF”.

Grupi hetimor dyshon se drejtuesi i mjetit mund te ketë patur luhatje me tensionin apo një moment pakujdesie nga dremitja, Dy nga fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital me helikopter. Njëri prej tyre ndodhet në mbikqyrje intensive. Fëmija i tretë ndodhet në spitalin Eisenstadt dhe ka përjetuar shok.

Familja nga Maqedonia udhëtonte drejt Belgjikës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat