Shqiptari therr për vdekje serbin, pasi ky i fundit i bëri komplimente shoqërueses së tij në diskotekë

Diaspora

Shqiptari therr për vdekje serbin, pasi ky i fundit i bëri komplimente shoqërueses së tij në diskotekë

Nga: Bota sot Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:36
Lokali ku ndodhi ngjarja

Nga sulmi vdekjeprurës me thikë të shtunën e kaluar, policia vjeneze ka ngritur një flet arresti ndërkombëtar për të dyshuarin 38 vjeçar nga Kosova. Ky i fundit duhet të ketër shpërthyer pas një komplimenti prej një burri të huaj për shoqëruesen e tij në diskotekë, shkruan “Kurier”.

Personat e therrur janë dy shok, por fatale ka rezultuar për njërin prej tyre, serbin Perica G. (37) pronar i një lokali. “U çmendëm krejt. Në këto orë të vonshme të shohësh një vajzë kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës. Ka mjaftuar kaq që të zemërohet shoqëruesi i saj, i cili i kishte adreasuar viktimës së ardhshme epitete homofobike. Sipas hetimeve, ata ishin të alkoolizuar.

Nuk kishte mjaftuar zënka verbale, kur 38 vjeçari i dyshuar kishte nxjerë thikën dhe kishte sulmuar fillimisht 28 vjeçarin, që është larg rrezikut për jetë, dhe më pas 37 vjeçarin serb që si pasojë e lëndimeve nga thika ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes shqiptari me shoqëruesen largohen nga vendngjarja. Kërkimet ndaj tij vijojnë akoma dhe tani është ngritur flet arresti ndërkombëtar./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat