Serafina Demaku,e cila kandidon për Partinë Socialiste të Austrisë (SPÖ) është 21 vjeçare, studente në vitin e tretë në Fakultetin Juridik në Vjenë (Austri). Është e lindur më 25 mars 1996 në Baden të Vjenës. Ajo jeton me prindërit e saj, në Komunën Baden Niederösterreich Austri (Österreich).Familja e saj vjen nga Obrija e Drenasit, pra nga Kosova. Serafina Demaku u angazhua qysh në moshë të re në aktivitetet e Partisë Socialiste të Austrisë. Në vitin 2011, ajo u angazhua në Organizata Joqeveritare për Çështjen e Migracionit. Në kuadër të organizatës ,,Menschen.leben“, ajo mban ligjërata për të rinjtë lidhur me çështjen e migrimit.
Në vitin 2012, Demaku si studente fitoi të drejtën për praktikë disamujore në Parlamentin Austriak derisa një vit më vonë, më 2013 u bë anëtare e Bordit të organizatës “Aktion Kritischer SchülerInnen”, e cila merret me përkrahjen e nxënësve të cilët nuk arrijnë rezultate të mira në mësim.
Prandaj, të nderuar votues,
Ju njoftojmë se Serafina Demaku gjendet në listën Federale në listën e votuesve
SPÖ-s në numrin 337, kurse në listën e Landit të Austrisë së Niederösterreich SPÖ- Rubrika të paplotësuara, duhet shënuar tri herë emri mbiemri ose numri Platz 337 Platz 337 Platz 337.
Fushatë e përbashkët në Steyr nga Austria e Epërme.
Shoqata “Atdheu”dhe“Mërgimi” nga Steyri- Austria e Epërme, organizuan tubime me bashkëatdhetarë nga këto anë për të ndihmuar fushatën zgjedhore . Shoqatat thanë se do të angazhohen maksimalisht për të ofruar mbështetje ndaj kandidates dhe u bënë thirrje anëtarëve të tyre që të votojnë për kandidatët shqiptarë, duke besuar që do të angazhohen seriozisht për të zgjidhur të gjitha problemet që ka komuniteti shqiptar në Austri.
Në emër të shoqatës “Atdheu”, Bekim Islami, dhe në emër të shoqatës“Mërgimi” nga Steyr Miftar Zagragja thanë se: “Ne do të mobilizojmë anëtarësinë për t’i votuar, por njëkohësisht ne kemi edhe kërkesat tona. Kërkojmë nga kandidatët që nëse hynë në Parlamentin e Austrisë të angazhohen në riformulimin e ligjit për aplikimin e vizave për të martuarit dhe për tër të fejuarit nga Kosova. Jemi i vetmi shtet në Europë që jemi të kufizuar me moshën 21 vjeçare për të marr vizën. Ju dëshirojmë fat dhe sukses në zgjedhje.
Jemi të lumtur dhe krenar që më në fund, edhe nga komuniteti ynë po dalin kandidatë seriozë për Parlamentin Austriak. Shpresojë shumë që programet e juaja dhe puna e juaj, të na ndihmojnë në ruajtjen e identitetit tonë shqiptar.
Ne do të bëjmë të pamundurën që të sensibilizojmë anëtarësinë tonë për t’ju votuar .
Prandaj, ftojmë të gjithë komunitetin shqiptar në Austri të shfrytëzojë drejtën e votës, duke votuar motren tona. Ne, në Austri jemi një numër i mjaftueshëm shqiptarësh për t’ju mundësuar hyrjen në parlament. Kandidatëja në zgjedhje kërkuan njëzëri që në zgjedhje të dalin sa më shumë qytetarë dhe të votojnë për kandidatin e tyre. Votuesit duhet ta kenë parasysh se nëse votojnë për Serafina Demaku ,duhet të votojnë Partinë SPÖ dhe poshtë shënohet emri i Serafina Demaku, ose numri Platz-337.
Ju dëshirojmë fat dhe sukses në këto zgjedhje!