Nga “armata” e refugjatëve të Kosovës në një PhD në Angli

Diaspora

Nga “armata” e refugjatëve të Kosovës në një PhD në Angli

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 tetor 2017 Në ora: 15:33
Shqipërim Reka

Shqipërim Reka, një alumnus - shquar në studimet në drejtim të industrisë së turizmit në Universitetin Sheffield Hallam, filloi një jetë të re në Britani të Madhe, pasi u largua nga Kosova si adoleshent - fëmijë i kalvarit të refugjatëve nga Kosova, që “dallga” e fort e emigrimit e “përplasi” në brigjet e Anglisë, ashtu si mijëra e mijë qytetare te Kosoves anembanë botës.

Mirëpo, tani simbas gazetë së murit të Universitetit Sheffield Hallam, Shqipërimi - ose shqiptari  po përdor përvojat e tij në fushën e shkecës së studimit në industrinë e turismit kosovar, në përpjekje për të transformuar perceptimet e njerëzve për vendin e tij - Kosovën.

Gazeta USHH, shkruan se :”Për shumë njerëz ( refugjatë ), largimi nga vendi i tyre për të gjetur një strehë të sigurtë nga këto padrejtësi, shënon fundin e fillimeve të reja”.

Reka , shkoi në Sheffield me prindërit e tij në vitin 1999 kur ai i kishte veçse 14 vjeç pasi familja u largua nga vendi i tij, nga lufta, kur shqiptarët e Kosovës, dolën për mbijetes në mbarë botën të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, vrasjeve masisve, përdhunimeve, djgjes dhe palçkitjes së shtëpive nga gjenocidi dhe maskra e ushtrisë serbe, mbi popullsinë e pafajshme dhe të pa mbrojtur shqiptare në Kosovë.

Ai i ka thën kësaj gazete : ‘Ne jemi dëshmitarë të niveleve më të larta të zhvendosjes të popullatës, e cila mori me vete edhe jet njerëzish, shkatojë dhimbje e vujatje të përshkuara, në atë periudhë, në të gjithë Kosovën” .

Familja e tij ka zgjedhur Anglinë - qytetin e Sheffield-it, ku ata si shumë refugjatë të tjer, janë përballur me një periudhë të madhe tranzicioni në një vend të ri, ku nuk kanë ditur as për të folur gjuhën e tyre, por Shqipërimi, ka kujtime të mira për ndihmën dhe mbështetjen që kanë marrë për t'i ndihmuar ata të integrohen në jetën e këtij qyteti - Sheffield.

Ai me një grup të rinjësh refugjatë nga Kosova, fillimisht u dërgua për të parë një ndeshje futbolli, më pas shfaqje teatrore dhe vizita në Qarkun e Peakut, vizita këto që ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, filluan atë magjepsjen e tij me turizmin, për ta ndihmuar atë të kuptonte kulturën dhe të ofronte përvoja të përbashkëta me fëmijët britanik.

Pavarësisht nga kjo mbështetje, sipas këtij shkrimi, shkolla duket se ishte një kohë e vështirë për Shqipërimin për shkak të barrierave gjuhësore dhe një kulture që përplasejme me disa kultura nga fëmijët lokalë.

Pas mbarimit të shkollës,  së mesme prindërit e Shqipërimit, thuhet se e nxitën atë të bënte një kurs informatikë në një kolegj pasi mendonin se do të ishte një 'zgjedhje e mirë karriere’, pra të bënte ndoshta “më shpejt dhe më shumë para”.

Por, sipas këtij tregimi në gazetën USHH, Shqipërim Reka, refugjati kosovar shumë shpejt e kuptoi se kjo nuk ishte rruga e karrierës për të…….dhe ai duhet të zgjidhte diçka tjetër!

“Ndërsa, Shqipërimi, ishte në mes “të rrugës” duke u përpjekur të kuptonte se çfarë drejtimi duhet të merrte, ai foli me një pedagog turizmi në Sheffield College, i cili i bindte atë për t'i dhënë lëndën e turizimit.

Çka si e tregoi koha edhe Reka, e pëlqente të studionte industrinë e turizmit dhe pasi kaloi dy vjet duke marr një diplomë baze në kolegjin “Sheffield College”, ai shkoi në Hallam në vitin 2008 si një student “Top-up” nga më të mirët për të arritur të marrë më pastaj një diplomë nderi në Menaxhimin e Turizmit.

Edhe pse ai pak ai e dinte që ky ishte fillimi i gati dhjetë vjet studimesh në departamentin e turizmit në Sheffield Business School.
Shqipërimi shpjegoi se ai : "Ishte një moment i rëndësishëm për mua që të merrja diplomën time. Sapo fillova të studioja turizmin e dija se duhej ta përdorja të kaluarën time dhe përvojat e mia si pjesë e saj".

Ndërkohë, ai shpjegon se : ”Disertacioni im kaloi nëpërmjet imazhit të Kosovës si një destinacion pas lufte në vitin 2009. Edhe, kur shumë njerëz atje ende mendonin se “lufta” ishte në vazhdim, edhe pse ishte 10 vjet pas përfundimit të luftës, unë mendoja se Disertacioni im ishte më shumë për Kosovën”.

Më tej ai spjegon se si arriti Disertacionin : Unë fillova të shikoj sfidat e zhvillimit të turizmit për Kosovën për disertacionin e Masterit tim dhe u ktheva për të kryer studime dhe intervista atje. U bëra gjithnjë e më shumë i përfshirë dhe i interesuar në përpjekjen për ta bërë Kosovën të portretizuar në një dritë pozitive, të zhvillimit të turizimit".

Pas dhënies së provimit të Masterit të tij me rezultate të shkëlqyera në vitin 2011, ai mori Çmimin më të mirë të studentëve pasuniversitar në Universitetin Sheffield Hallam nga Shoqata e Turizmit në Arsimin e Lartë. 

Dhe kështu ish refugjati nga Kosova në Angli, Universitetin e Sheffield Hallam, Shqipërim Reka, u inkurajua të vazhdonte studimet e saj dhe të aplikonte për një bursë PhD.

"Anëtarët e stafit këtu janë të pabesueshëm, më kuptojnë dhe më ndihmuan të shkoj në nivelin e ardhshëm. Nuk mendoj se do të kisha guximin apo forcën mendore për të bindur veten se mund të merrja edhe një Master apo PhD, pa ato njerëz në Univeristetin e Sheffield Hallam” ka thën Shqipërim Reka.

Duke shtuar se : ”Ata e kuptonin potencialin tim, por gjithashtu se unë nuk isha shumë i sigurt në atë kohë. Më dhanë inkurajimin që më duhej të kaloj vijën e “kuqe” të “dekurajimit” dhe mos besimit te vetvetja, duke më bër më kurajoz dhe më me besim tek vetvetja ime”.

Gazeta e murit në Universitetin e Sheffield Hallam, shkruan se Shqipërim Reka, e mbrojti tezën e doktoraturës  duke u përqendruar në qeverisjen e turizmit në tranzicionin e pasluftës nga socializmi në demokraci. Ai shkoi në Kosovë për katër muaj në 2013 për të kryer hulumtimet e tij.

Shqipërimi thotë se një nga arsyet kryesore që ai vendosi të bëjë hulumtimin e tij në Kosovë ishte përvojat e tij personale të luftës dhe duke parë atë që kishin kaluar njerëzit dhe vendi.

"Në kulturën time themi se “një iriq kur sulmohet gjithmonë shfytëzon gjëmbat në trupin e tij të kthehet në mbrojtje të saj", kështu që Kosova, do të jetë gjithmonë, mbrojtja ime - shtëpia ime që e dua, dhe e vizitojë rregullisht , ajo është shtëpia ime që më ndihmoi të zhvilloja jetën time.

"Shpresoj se një ditë mund të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës, ndoshta hulumtimet e mia mund të informojnë politikat dhe të transformojnë mënyrën se si njerëzit mendojnë për vendin".Ai sapo ka përfunduar doktoraturën dhe thotë se ndjen se e ka përfunduar udhëtimin e tij duke siguruar një punë si lektor në Hallam.

Ai thotë se roli i tij i ri do ta lejojë atë të japë diçka për shoqërinë që e mbështeti atë dhe njerëzit e tij në kohën e tyre të nevojës, edhe natyrishtë për Kosovën që ai ja dedikon çdo gjë në këtë jet së bashku me familjen e tij. Me vendosmërinë e Shqipërimit dhe besimin e ri, kjo sigurisht është vetëm fillimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat