U masakrua nga bashkëshorti, flasin miqtë dhe kolegët: Migena e shihte djalin...

Diaspora

U masakrua nga bashkëshorti, flasin miqtë dhe kolegët: Migena e shihte djalin...

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:39
Çifti shqiptar në Itali

Bashkëshorti vrau gruan duke e masakruar me thikë një ditë më parë në Itali.

Miqtë dhe kolegët flasin për Migenën, nënën e një fëmije 8 vjeç. “Ishte gjithmonë e qeshur. Nuk mund të japim asnjë shpjegim për tragjedinë” thonë ata.

Migena punonte në një dyqan telefonash në qendrën tregtare Tiare Villesse. “Ajo ishte përshtatur shumë mirë me ambientit dhe e kishte përvetësuar gjuhën italiane në mënyrë të përkryer, aq sa nuk dukej që ishte e huaj, edhe pse e donte jashtëzakonisht vendin e saj”, tregojnë mes të tjerash kolegët e saj. ‘Il picolo’ shkruan se teksa kolegët pyeten nëse kishin dijeni për marrëdhënien e Migenës me burrin e saj, ata thonë se nuk dinë asgjë.

“Kishte shumë pak kohë në punë, që të flisnim në intimitet”- shpjegojnë ata, “Ajo kurrë nuk fliste keq. Nuk ia kishim idenë më të vogël se mund të ndodhte kjo dramë. Migena ishte gjithmonë në dizpocion të djalit të saj. E shikonte me sytë e një nëne të dashuruar. Djali ishte mendimi i parë i saj pak kohë për të hyrë në intimitet. Na fliste për djalin, tamam si mamatë tipike që mbrojnë thesaret e tyre”.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, ndërsa pak pas krimit, 37-vjeçari Dritan Sulollari kishte njoftuar policinë, ndërsa u kishte thënë; “Hajdeni sepse kam vrarë gruan time”.

Nga hetimet e policisë gruaja humbi jetën në vend, pasi u godit me një thikë për vdekje në fyt. Sakaq, Sulollari tashmë ndodhet në burg, në pritje të masës së sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat