Aksident tragjik në Itali, vdes shoferi shqiptar i trailerit

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, vdes shoferi shqiptar i trailerit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:19
Foto nga aksidenti

Një shofer kamioni ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Trento të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shoferi 48-vjeçar ishte me origjinë shqiptare por prej kohësh resident në Gjermani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në autostradën “A22” në Brennero të Trentos, shkruan “La Voce del Nord”.

Për të nxjerrë shoferin shqiptar nga traileri, erdhën menjëherë dy ambulanca dhe një helicopter.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën u aksidentua shoferi shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat