Nënë Tereza në Poreç

Diaspora

Nënë Tereza në Poreç

Nga: Merita Hoxha Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:54
Nënë Tereza

Me 23.11.2017 dëshira e shqiptarëve  të Poreçit po bëhet realitet, truporja e Shën Terezës, simbolit të humanizmit dhe dashurisë së Kombit tonë do të vendoset ne njërin nga sheshet më të bukura të qytetit.  Me iniciativën e aktivistëve shqiptarë z. Idris Sulejmani, z. Marijan Bisaku, z. Vilson Bisaku, z. Robert Daka, don Rikard Lekaj  si dhe  përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të Poreçit që 2015 filluan përgaditjet për vendosjen e trupores së nënë Terezës në Poreç.

Ky manifestim të cilin e organizojnë Shoqatat Shqiptare në Istër do te zgjasë 2 ditë:

22.11.2017  në ora 19.00 -  në katedralen e Pullës do të mirëpritet martiri i gjallë shqiptar, Kardinali Ernest Simon Troshani. 

Rrëfimin e jetës së tij martire kanë mundësi ta dëgjojnë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

23.11.2017  CEREMONIA E VENDOSJES DHE BEKIMIT Të TRUPORES Së SHëN TEREZëS

10.30 – Hapja e ceremonisë dhe fjalët përshëndetëse të mysafirëve

12.00 – Mesha e shenjtë në Bazilikën e Poreçit

13.00 – Shpalosja dhe bekimi i trupores së Shën Terezës

Përveq përkrahjes masive të shqiptarëve në tërë Istrën, kjo ceremoni do të mbledhë edhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Dijaspora!

Me 23.11.2017 në Poreç të Kroacisë do të kemi të gjithë shqiptarët të bashkuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat