Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë takohet në Berlin

Diaspora

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë takohet në Berlin

Nga: Sami Blakaj Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:18
Pamje nga takimi në Berlin

Në Berlin u mbajt takimi vjetor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Mbajtja e këtij takimi kishte për qëllim unifikimin e biznesit shqiptar në diasporë si dhe krijimin e urës së bashkpunimit ndërmjet Rrjetit të Biznesit në Diasporë dhe institucioneve shtetërore në Kosovë dhe përtej saj. Në këtë takim të pranishëm ishin një numër i madh i afaristëve nga shteti gjerman, përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe diplomatë shqiptarë. Në kuadër të këtij takimi u shpalosën të arriturat dhe sfidat e biznesit shqiptar në Diasporë si dhe u shënuan objektivat e këtij rrjeti për të ardhmen. Në kuadër të objektivave u përmendën edhe projektet e këtij viti që janë përpunimi i strategjisë së punës e cila do të votohet në maj të vitit 2018. Kjo strategji përfshin kohën 2018-2022.

Në përpilimin e kësaj strategjie sponsor kryesorë është USAID, e cila organizatë participon përmes angazhimit të ekspertëve ndërkombëtar të cilët kanë përvojë të madhe në rrjetëzime të tilla. Gjatë punimeve të këtij takimi, Mustaf Abazi, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani foli për bashkëpunimin e bizneseve shqiptare në evropë si dhe për nevojën e përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vendet tona të origjinës. Ai tha se trevat shqiptare në përgjithësi kanë nevojë për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe ky është objektivi i Rrjetit që ai përfaqëson. Për punën e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë folën gjithashtu edhe Lazim Destani, kryetar – nderi i Rrjetit të bizneseve shqiptare në nivel Global si dhe Ylli Blakaj, kryetar i Rrjetit në nivel të evropës.

Ata pohuan se vendet tona të origjinës kanë nevojë për rritje të zhvillimit ekonomik dhe se kjo rritje mund të bëhet përmes investimeve nga jashtë. Sipas tyre afaristët shqiptarë në Diasporë duhet të shohin mundësitë e bashkëpunimit më afarist nga vendet tona dhe se një bashkëpunim mes inestitorëve të diasporës me kompanitë vendore do ti shpiente dy palët drejt suksesit. Ndërsa, Naim Dedushaj, drejtori për investime në Ministrinë e Diasporës ka folur për historikun e rrjetit dhe për planet e tij në të ardhmen. Në këtë drejtim, ai ka përmendur forumin ekonomik që do të mbahet me 25 – 26 nëntor në Prishtinë, ku do të jenë të pranishëm rreth 300 afaristë nga diaspora dhe 200 nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në fund të takimit vjetor të Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Diasporë, u ndanë mirënjohje për ata që e ndihmuan dhe përkrahen rrjetizimin e biznesit në Diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat