Ekipi “K.F.Kosova” fiton “Kupën për Integrim në futboll të vogël “ Kup 2017” në Austri, mposht Serbinë

Diaspora

Ekipi “K.F.Kosova” fiton “Kupën për Integrim në futboll të vogël “ Kup 2017” në Austri, mposht Serbinë

Nga: Miftar Zagragja Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:30
K.F.Kosova

Ky turnire është nga më të mëdhenjtë që zhvillohet në Austri. Këshilli Organizativ i këtij turnire u ështe vetë shteti Austriak dhe organizohet për të gjitha (shtetet) q'përfaqesojn shtetin gati të gjitha vendet e botës kanë janë nga vinë, që  jetojnë dhe punojnë në  Austri 150 ekipet i brojten ngjyrat e shteteve.

Finalja e madhe u lujte 2 tetor 2017 -Në finale skuadrës “K.F.Kosova”-mposhti ekipin “K.F.Serbia-Vjenë”4 me 0.

Kampionati Botëror i Integrimit në Futboll (Casino Austria),që u zhvillua këtë vit për të 12-tën herë, ka një fitues të veçantë.

Fitues është “K.F.Kosova”, i cili mposhti ekipin serb 4 më 0. 

Më shumë se katër muaj më parë, kjo Kupë e Botës shumë e veçantë, filloi edicionin e tij të dymbëdhjetë.

Image

Të dielën, më 1 tetor 2017, Kampionati Botëror i Integrimit në Futboll (Casino Austria) 2017 u zhvillua në Hohenwarte, në shtëpinë klubit më tradicional austriak të futbollit, First Vienna FC. Në finale, ekipi kosovar i udhëhequr nga kapiten Agim Gashi mundi ekipin serb “Serbia-Vjenë” 4 me 0. 

Në këtë kampionat morën pjesë 150 ekipe me rreth 1800 futbollistë, të cilët përfaqësonin jo më pak se 50 gjuhë të ndryshme të botës. I nominuar para tre vitesh nga UEFA si “Projekti më i mirë i Evropës për Sport të Gjerë”, ky kampionat është mjaft i veçantë, ngaqë përmes futbollit përçohet bashkëjetesa paqësore e njerëzve që kanë origjinë nga vendet dhe kulturat e ndryshme të botës. 

Image

Është një shembull i mirë ku tregon se si diaspora jonë po organizohet dhe në të njëjtën kohë u ofron të rinjve tanë të shprehin talentin e tyre në futboll. Ky organizim i shkëlqyer është meritë e të gjithë pjesmarrësve. K.F.Kosovës nga Niederösterreich. Një ndihmesë të madhe në shtimin e cilësisë tek ekipi ishin Kapiten :Agim Gashi.

Përbërja e ekipit”K.F. Kosova : Agim Gashi, Ylber Vojvoda, Alban Bekteshi, Arsim Krasniqi,Valon Krasniqi,Dardan Zeqiri, Liridon Mehmeti, Leo Salihu, Arlind Krivaqa, Nazmi Kiqina, Robert Gjina, Paskal Ranci dhe Jakob Gumpinger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat