Arrestohen dy shqiptarë në Romë, gjatë kontrollit i gjenden drogë dhe armë

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Romë, gjatë kontrollit i gjenden drogë dhe armë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Romës, pasi janë kapur me armë, drogë e dokumente false. Arrestimi është bërë në periferi të kryeqytetit italian, në rrugën Baralli, ku dy shqiptarët braktisën makinën dhe u larguan menjëherë pasi panë policinë.

Kjo e fundit, pasi kreu një kontroll të imtësishëm në makinën e shqiptarëve, zbuloi dokumentet e tyre false, 2. 7 gramë hashash, 4.32 gramë marijuanë e 6 gramë kokainë. Kontrolli në banesën e njërit prej tyre zbuloi një pistoletë tip “Beretta” kalibër 9, model 84 F, një pushkë gjahu “Beretta” kalibër 12, model S55B, si dhe municionin përkatës për të dyja. Armët rezultonin të vjedhura në dy episode të ndryshëm pak muaj më parë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat e zotërimit të drogës, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mbajtjen e dokumenteve false.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat