Mërgata shqiptare dhe politikanët shqiptarë!

Diaspora

Mërgata shqiptare dhe politikanët shqiptarë!

Luan-Asllan Dibrani Nga Luan-Asllan Dibrani Më 23 nëntor 2017 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Mërgata shqiptare  është shokuar 
Nga matrapaz e   politikan shqiptarë
Shiten si patriot  e atdhetarë...
S’lënë të jenë bashkë  mbi tre shqiptarë

Lajmi vjen nga  atdheu
Na duhet të jemi  flamurtar
Me parulla të mëdha në mërgatë 
Si sharllatanë na sjellin indinjatë

Në vend të parë e kanë paranë
Me programe   të shumta për partinë
Nuk duan të ndiejnë për shqiptari
I mbushin xhepat me hajni

Lanë  në vaj  burra  me histori
S’mbahet kështu kombi or faqezi
Të shpërndarë në  grupe e parti
S’flasin me veti as në mbledhi

Zot, perëndi dhe  njerëzi
E kanë  përçarjen dhe  paranë
Jo për Kosovë as për Shqipëri
Por,me i mbush xhepat me flori

Kanë themeluar shumë parti
Nëpër  klube  duke  përça
Këta janë  qeveritarë e të mjerë
Kanë bërë mërgatën  të pa vlerë

Ruani partitë për Kosovë e Shqipëri
Kemi “Lobin”  për në Evropë
E ndihmojmë   atdheun  me krenari
Pa politikanë,që vijnë varg e vi...

Marrin pare për në shtëpi
Duke i mashtruar këta të mjerë
Nga lodhja  janë në skëterrë
Nuk është  kjo aspak ferr...

Natë e ditë me punë krahu
Kursejmë para për atdhe
Vijnë hajnat me shpejtësi
Mbushin xhepat me flori

Ne të gjorit në  kufi
Përballemi me  ironi
Na plaçkitin e leckosin, me krenari
S’mahet shteti kështu or  faqezi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat