Parada e Ditës Botërore të Falënderimeve, bën rrugën tradicionale përmes në Manhatanit

Diaspora

Parada e Ditës Botërore të Falënderimeve, bën rrugën tradicionale përmes në Manhatanit

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 23 nëntor 2017 Në ora: 21:28
Mark Gjonja,ka dhuruar 500 Gjela deti, 500 familjeve në nevojë në Bronx - Nju Jork

BIG APPLE NYC : Tradita vjetore Parada e Ditës Botërore të Falënderimeve “Thanksgiving”,  në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut, nisi nga Rruga 77 në Central Park West, në orën 9 të paradites, dhe marshojë për më shumë se 5 orë, duke u mbyll në qendër të qytetit, sheshin përball rrugës në supermarketin të Macys, në sheshin Herald, në zemër të qytetit të Nju Jorkut.

Më shumë se tre milionë njerëz qëndruan për orë të tëra në dy anët e rrugës krysore të ndjekin nga afër Paradë më të madh në botë të Ditës së Falënderimeve që zhvillohet, për çdo vjet në Nju Jork, më 23 Nëntor. Parada e Ditës Botërore të Falënderimeve,  është e 91-ta, që mbahet në qytetin e  Nju Jorkut.

Megjithëse, sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut, dhe një deklerate të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Bill De Blasio, se nuk ka “asnjë kërcënim të besueshëm” për një sulm gjatë festimeve, masat e sigurisë sot në qytet kanë qenë të larta, gjithçka është monitoruar nga afër prej forcave të kundër terrorizmit si dhe punonjësve të armatosur të sigurisë.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit në koordinim me FBI-në, ngritën pika kontrollin në çdo segment të rrugve të qytetit, në disa rrugë kryesore afër bulevardit kryesor Broadway ishin vendosur edhe portat me dedektor, ndërsa mbi gradiçelet fluturonin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë Paradës së Ditës Botërore të Falënderimeve.

Dhjetëra mijëra kuadrate me uniforma dhe shoqëruar nga bandat muzikore zbritën në rrugën kryesore duke paraklauar me një gëzim të madh, dhe duke krijuar një atmosfer të madhe festive për atë që mund të quhet festimi më i bukur në botë i festës së Falënderimeve në qytetin Nju Jorkut.

Parada përmban shumë gjera të bukura,  dhe është një spektakl madhështor duke parakaluar me kllounë të famshëm, dhe, natyrisht, e veçta janë balonat gjigante gjithmonë të këndshme për turmën e cila i shoqëron gjatë gjithë rrugës me brohoritje dhe muzikë e këngë .

"Kjo është gjëja më e mirë për paradën e Macy's. Ka diçka të bukur dhe për të shijuar për të gjithë", tha Orlando Veras, zëdhënës për paradën e Ditës së Falënderimeve. "Nëse jeni një fëmijë parashkollor i cili është një tifoz i madh i Paw Patrol ose jeni një i rritur më i vjetër i cili është një tifoz i madh i Charlie Brown, Parada ka diçka për të gjithë”.

Me rastin e Ditës së Falënderimeve, një traditë e njohur kjo këtu në Shtetet e Bashkuara, anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, shqiptaro - amerikani Mark Gjonja, u ka dhuruar 500 Gjela deti , 500 familjve në nevojë për të festuar dhe gëzuar edhe ato si të gjitha familjet e tjera në distriktin ku ai përfaqëson ata.

“Falënderimi, më i madh i kësaj dite është për Zotin që na i ka dhuruar gjithë këto të mira që ne gëzojmë sot, shkruan zoti Mark Gjonaj, duke shtuar se Dita e Falënderimeve, Thanksgiving  është për të gjithë ne një kohë reflektimi që na ofron mundësinë të falënderojmë ata që me të vërtetë kanë prekur zemrën tonë dhe kanë ndikuar në jetën tonë”

Gjonaj, në kartolinën që i ka dërguar me këtë rast çdo familje u shkruan se rrallë bëjmë siç mendojmë se Falënderimi është një luks që jo të gjithë mund ta përballojnë. Këtë vit kisha rastin të dhuroja mbi 500 gjela për familjet në nevojë gjatë gjithë Distriktin tim, e 13 të.

Falënderoj, thotë  Mark Gjonaj anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, në emrin tim dhe Familjes time,  secilin prej jush për ta bërë komunitetin tonë një vend të mrekullueshëm për të jetuar. Ju uroj të gjithëve një Ditë Falënderimi -Happy Thanksgiving, të lumtur e të mbushur me plot gëzime në familjen tuaj, së bashku me miqtë, të dashurit dhe shokët e shoqet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat