Festë në Boras të Suedisë për nderë të Pavarësisë së Shqiperisë - Bota Sot
Festë në Boras të Suedisë për nderë të Pavarësisë së Shqiperisë

Diaspora

E enjte, 14 dhjetor 2017

Festë në Boras të Suedisë për nderë të Pavarësisë së Shqiperisë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 18:41
Festa në Boras të Suedisë

Shqiptarët qe jetojnë në Boras të Suedisë me 25 Nëntor  kishin festë të vërtet në objektin Parkhallen të këtij qyteti i cili ishte i mbushur me pjesëmarrës.

Shoqata me e madhe shqiptare ne Suedi Dardania nga qyteti Borås e cila numëron mbi 800 antarë me veprimtaret e vetë mbajti manifestimin për shenimin e Pavarësisë se Shqiperisë.

Pas intonimit të Hymnit Kombëtar dhe atij të shtetit Suedez u mbajtë pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Në pjesën akademike foli përfaqësuesja e qytetit te Boråsit Ida Legnemark kryetare e komitetit  për rekreativitet dhe shendet kurse një fjalë rasti e mbajti edhe Muharrem Binaku kryetar i shoqates Dardania në Borås.Mbrëmjen e përshëndeten përmes mesazhit edhe Ulf Olsson kryetar dhe Annette Carlsson zv.kryetare  e qytetit të Boråsit.

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijëve,të rinjëve ,grave dhe burrave nga shoqata Dardania te cilet shkelqyen.

Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca rapsodit te mirënjohur Dervish Kuqi si dhe këngëtaret Vjollcë Buqaj dhe Violeta Kajtazi.

Kjo mbrëmje u moderua nga antarja e shoqates Dardania Rina Sllovinja!

Rustem Rama, Shoqata shqiptare Dardania,Borås, Boras, Suedi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test