Drekë e përbashkët me rastin e festës së flamurit - Bota Sot
Drekë e përbashkët me rastin e festës së flamurit

Diaspora

E martë, 12 dhjetor 2017

Drekë e përbashkët me rastin e festës së flamurit

Nga: Sabit Abdyli Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 08:36
Auckland

Me rastin e Ditës së Flamurit mërgata shqiptare festuan së bashku në vikendin e parë pas Festës, pikërisht me 2 dhjetor 2017. Gjithë ditën e kaluan së bashku nëpër mot të bukur e ambient të mrekullueshëm në parkun gjigant të qytetit. U kënaqen me llafe, mahi e humor,  pije e ushqime tradicionale tona. Emocione malli e krenarie tek manifestuesit zgjoi Ilir hoxha me recitimet e poezive të tija për Flamurin kombëtar.Nuk besoj të ketë në planetin tokë shqiptar më larg nga vendi i origjinës se ne shqiptarët në Zelandë të Re.

Për të ardhur në Kosovë na duhet së paku 25 orë fluturim me avion. Shqiptarët këtu janë te përqendruar në qytetin e Aucklandit. Jemi diku 100 -150 familje nga gjitha tokat shqiptare. Ardhje në numër të madh shqiptarësh pati në vitin 1951. 1997 dhe 1999. Të parët ishin të ikurit nga ardhja në pushtet e komunistëve në  tokat tona në vitin 1945, të dytët pas trazirave e shkatërrimeve të vitit 1997 në Shqipëri, kurse këta të fundit janë të përndjekurit me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë gjenocidit në Kosovë nga regjimi shovinist i Beogradit, Shqiptarët e ardhur kanë gjetur vetën në ketë shtet me demokraci të konsoliduar.

Gëzon fakti se shumë të rinj shqiptarë kanë kryer studimet në universitet prestigjioze të Aucklandit. Më duhet ta them se në shënimin e festave nuk është më ai entuziazmi si dikur. Zbehja e entuziazmit ndoshta po ndodh për faktin se mërgata priste shumë më shumë punë, angazhim e arritje në Kosovën e çliruar. Mërgimtari brengën e mallin më të madh e ka për atdheun. Gëzohet për sukseset, por edhe merakoset shumë për ngecjet. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test