Biografia e një mërgimtari të zellshëm të diasporës shqiptare

Diaspora

Biografia e një mërgimtari të zellshëm të diasporës shqiptare

Nga: Baki Ymeri Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 06:21
Idriz Gashi

Idriz Gashi u lind më 1953 në fshatin Pavlan, Komuna e Pejës, në Kosovën e Shqipërisë Etnike. Në fshat, në brigjet e lumit Lumëbardhë, si fëmijë u rrit u rit me kujtime të bukura. Shkollimim fillestar dhe të mesmin i kreu në Pejë: Dy vjet në shkollën Normale për profesionin e mësuesit. Pastaj vazhdoi shkollën Teknike (Mekaniki Makinerisë) dhe Specializimin Teknik i Veglave Progresive. Me këto aftësi punoi 17 vjet në Fabrikën e Auto-pjesëve „Ramiz Sadiku” në Pejë. Studimet me korrespondencë (Gjuhë dhe Letërsi Shqipe), i mbetën të pakryera dhe u dasht të ikë në gyrbet për të shpëtuar nga kthetrat serbiane të instaluara në pushtetin diktatorial të ish Jugosllavisë pansllaviste. Kanë kaluar 28 vjet ç’prej kurrë se jeton në Suedi.

Në vitet 1993-94 mori të drejtën për të qenë qytetar suedez dhe aty për aty vendosi të inkorporohet në sistemin e atij vendi. Duke mos patur vështirësi, kreu gjimnazin (Drejtimi Teknik dhe Specializimin Robotik). Si pedagog i shkollimit fillor të shkollave suedeze punoi disa vjet, deri në penzion. Në vitin 1994 bëri hapat e parë në politikën suedeze, në kuadrin e Partisë Social Demokrate. E dërguan në shkollim për Shkencat e Politikës në kurse nate, derisa u ngrit në nivelin e besuar, që t’i përfaqsojë suedezët në kuadrin ordinar. Ishte udhëheqës me detyra partiake  në nivelin Komunal dhe Regjional. Aty filloi edhe një tjetër aktivitet. Në mjedisin shoqëror suedez,  në kuadrin e Shoqërisë Suedeze (HYRESGESTFERENINGEN). Pason Shoqata e Qiraxhive Suedezë. Edhe këtu, si dhe në Politikën Suedeze qëndroi dhe punoi plot dy dekada.

Image

Pas 20 vjet pune në shoqëri e politikë, u largua me vetëdëshirë. Për aktivitetin e tij, faktorët politikë dhe shoqëria suedeze e dekoruan me Diplomë dhe Medalje të Artë, për kontributin e dhënë për shoqërinë suedeze, për një aktivitet të dalluar që bëri në 600 vjetorin e qytetit ku jeton (Landskrona), më 2013. Ishte i vetmi nga emigruesit e huaj që mori pjesë në Komitetin Organizativ e Festiv të përvjetorit në këtë qytet ku i prezantoi me një projekt dy shoqata suedeze (Hyrësgëstfërëningën, regjioni Skone, Repuplika e jugut). Pastaj prezantoi në një Sesion Shkëncor Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë „Papa Klementi Albani i 11”, në Suedi. Komiteti Festiv e dekoroi dhe e shpërbleu me një Diplomë të 600 vjetorit të qytetit Landskrona (1613-2013).  Që nga viti 1989, kur u strehua në Suedi, kishte shumë ardhacakë shqiptarë. Që në fillim morri pjesë si anëtar dhe udhëheqës në shoqatat shqiptare dhe në organizimet e tyre për t’i ndihmuar Atdheut. Në fillim themeluan Shoqatën „Jusuf Gërvalla” në Helsinborg. Për shkak të shkollimit, mori si obligim të jetë anëtar kryesie në shoqatë, pastaj krijuan shoqatën Bëmirëse „Nënë Tereza” ku ishte Nënkrytar, kurse  më vonë Kryetar i shoqatës në Landskrona të Suedisë.

Me aftësitë e tij për Artin, Kulturën dhe Traditën, u themelua Shoqata „Hasan Prishtina”, ku kreu detyrën e Nënkryetarit dhe Koordinuesit kryesor të aktiviteteve kulturore të shoqatës, disa vjet me rradhë. Ishte Krytar i Zgjedhjeve në Komisionin Zgjedhor për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova (1992), në Suedi. Pastaj ishte Kryetar i Komisionit të 3 Përqindshit kushtuar Arsimit në Kosovë. Që nga viti 1995 u largua nga shumë aktivitete të organizimeve dhe punëve organizative për Atdheun dhe vazhdoi me politikën suedeze deri në vitin 2015. Aktiviteti i tij me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi është që nga themelimi i saj, ku është antar i Kryesisë. Ka udhëhequr disa përkujtime (In Memoriam) kushtuar Ibrahim Rugovës, në cilësi të moderuesit. Pastaj ka moderuar dhe udhëhequr festivalin „Peja Poetike” në bashkëpunim të dy shoqatave si motra: Shoqata e Shkrimtarëve të Pëjës dhe Shoqata e Shkrimtarëve „Papa Klementi Albani i 11” në Suedi, në vitet 2014-2017. Me suksese dhe bashkëpunim me shkrimtarë dhe artistë nga e mbarë mërgata, mori pjesë nëpër disa evenimente letrare dhe Orë të poezive, në Boros të Suedisë (2015). Shoqata Migjeni dhe Juria e Orës Letrare i ndau vendin e parë të orës letrare. Pastaj mori vendin e parë në Sesionin  Letrar të mbajtur në Lund nga Shoqata „Papa Klemënti Albani”, ku u shpërblye me Çmimin e Parë për poezinë e tij. Idriz Gashi është laureat i një mori Shpërblimesh e Mirënjohjesh në takime të ndryshme letrare. Gjatë këtij viti (2017), në Takimin Vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Mërgatës, në Koblenc të Gjermanisë, prezantoi pa konkurencë poezinë e tij „Kosova”, e cila u mirëprit me duartrokitje të veçanta nga të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat