16-vjeçari shqiptar humbet betejën, i jepet lamtumira e fundit

Diaspora

16-vjeçari shqiptar humbet betejën, i jepet lamtumira e fundit

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:32
Mateo Hoxha

Një 16-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Itali humbi betejën me kancerin. Mateo Hoxha nxënës në vitin e dytë të liceut në Levi di Montebelluna, ndërroi jetë pasditen e së mërkurës në spitalin e Castelfranco.

Sipas mediave fqinje, të cilat e kanë përcjellë lajmin e ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit, ai  ishte diagnostikuar me kancer Prillin e shkuar.

“E mori në pak muaj. Ai ishte i bindur se në dy vjet gjithçka do të ishte kthyer në normalitet, por nuk ndodhi kështu”, shkruan e përditshmja “Il Gazettino”. Miqtë e tij e përshkruajtën adoleshentin shqiptar si një djalë me personalitet të fortë, “një luan” që luftonte për gjithçka.

Pasi ishte diagnostikuar me kancer, ai ishte përballur me kurajë me terapitë dhe ishte kthyer edhe në shkollë në Maj. Por gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe të mërkurën pasdite ndërroi jetë.

Nëna e tij Nelda Sulja, në një dedikim të bërë për ditëlindjen e tij të fundit në Nëntor, shkruante: “Jeta është të kesh kurajë, inteligjencë dhe vendosmëri e mbi të gjitha të luftosh si një lual, sepse siç thoje ti “Nuk mjafton të dukesh si luan, duhet të jesh një i tillë.”

Mateo u përcoll në banesën e fundit paraditen e së shtunës, nga familjarë, miq e të dashur. Ai la pas një motër, Greisi, si dhe prindërit Alban dhe Nelda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat