Vrau motrën para katër vitesh në Prizren, arrestohet në Britani

Diaspora

Vrau motrën para katër vitesh në Prizren, arrestohet në Britani

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:26
Pamje nga vendi ku ka ndodhur vrasja

Policia e Prizrenit njofton se kanë arritur ta arrestojnë shtetasin e Shqipërisë S.K, i cili më 4 qershor të vitit 2013 në Prizren kishte vrarë motrën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit.

Të dyshuarit S. K. pas  intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit  i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

 Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor të vitit 2013, në  rrugën “Qazim Berisha” , afër rrethit të Bazhdarhanes, ku i dyshuari pasi kishte kryer vrasjen kishte ikur në drejtim të panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat