Shqiptarja tmerron klientët, i rreh dhe bën veprimin e turpshëm

Diaspora

Shqiptarja tmerron klientët, i rreh dhe bën veprimin e turpshëm

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:40
Itali

Një shqiptare është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia italiane.

Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit fqinj, shqiptarja, emri i të cilës ende nuk është bërë  e ditur, është futur në një sallë lojërash fati dhe ka rrahuar një klient.

Por, 30-vjeçarja nuk e ka lënë me kaq, pasi ajo ka pështyrë disa të tjerë, dhe në fund ka urinuar para të pranishmëve.

Veprimi i shqiptares ka detyruar administratorin e biznesit që të marrë policinë, ku është bërë e mundur edhe neutralizimi i saj.

Nga të dhënat e para, policia thotë se veprimi i pakontrolluar i shqiptares mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të të pijeve alkoolike ose e drogës.

Pasi është dërguar në komisariat, policia ka zbuluar se shqiptarja kishte një të shkuar të errët, e akuzuar për disa vepra penale në qytete të ndryshme në Itali.

Mësohet se 30-vjeçarja kishte qenë e arrestuar në Cagliari për çështje drogë, ndërsa ishte denoncuar nga Policia në Verona për vjedhje.

Por, edhe në Brescia, policia kishte nisur procedim penal për vjedhje, edhe për lëndimet dhe dëmtime të personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat