Ilirida: Vetëm federalizimi i R.Maqedonisë është i pranushëm për shqiptarët

Diaspora

Ilirida: Vetëm federalizimi i R.Maqedonisë është i pranushëm për shqiptarët

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:36
Ilirida

Maqedonia  duhet të ketë  së paku 2.6 milion banor,sipas numrit në listat  zgjedhore me 1.8 milion votus

Është dyshuar edhe nga U.E-ja, dhe është sugjeruar se numri i madh në listat zgjedhore nuk korrespondon me numrin e banorëve të R.Maqedonisë.

Paradoksale  është  përpjesëtimi i numrit të votuesve në listat zgjedhore, me numrin e banorëve. Listat zgjedhore me numër 1.8 milion votues është kompatabil së paku me 2.6 milion banorë .Ky është ekuacion me një të panjohur për ta nxjerë rezultatin e barazimit. Ky është një argument për të na bindur  se akoma vazhdohet fshehja e numrit të shqiptarëve, aludojmë se 600.000 banor tepricë  nga numri zyrtar i entit shtetëror të statistikës janë shqiptar, shumica banor të Shkupit.

Ky është një argument e cili mundet të shfrytëzohet si provë, nga  korpusi i partive politike shqiptare, të nisen nga pozicioni i shumicës dhe të braktisin nocionin minoritet, me çdo kusht të kërkojnë që proporcionalisht të marin pjesë në bisedat trelatilare për riemërimin e emrit të R.Maqedonisë.

Do të jetë fatale për në shqiptarët nëse  emri e ri nuk përmban elementin Republika e  Iliridës, si njësi federative e shtetit. Nëse nuk ariet kjo me marveshje, do të kërkohen rrugë tjera,mbështetje nga popullata, dhe në konsultim dhe koordinim me faktorin ndërkombëtarë, që  emri i ri të përmbajë  elementin  konstitutiv Republikën e Iliridës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat