"Nuk duhet të iki si kriminel", flet e afërmja e shqiptarit që u vetëvra në Itali - Bota Sot
"Nuk duhet të iki si kriminel", flet e afërmja e shqiptarit që u vetëvra në Itali

Diaspora

E mërkurë, 20 qershor 2018

"Nuk duhet të iki si kriminel", flet e afërmja e shqiptarit që u vetëvra në Itali

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Eneid Rrahmanaj

Vdekja e 28 vjeçarit shqiptar, me origjinë nga Fieri, Eneid Rrahmanaj në Dessio të Italisë ka tronditur mbarë komunitetin.

Idi, siç i thërrisnin miqtë e të afërmit, banues në Sesta San Giovanni, u vetëhodh në shinat e trenit duke i dhënë fund jetës. Disa nga portalet italiane nxituan të thonë, bashkë me lajmin e vdekjes edhe një episod nga e kaluara e të ndjerit duke e cilësuar si kriminel. Me shpejtësi, e përkthyen edhe disa nga portalet në Shqipëri e kështu i riu shkoi bashkë me “damkën” e kriminalitetit. E tronditur, Fabiola Sali, vajza e tezes së të ndjerit ka kontaktuar me stafin e newsbomb.al për të sqaruar të vërtetën e saj.

Fabiola nuk mohon përfshirjen e të ndjerit në një plagosje të viteve më parë por thotë se ai nuk e meriton të ikë kështu nga kjo botë, pasi ka qenë një djalë shumë social e që rrogën e tij shpesh e çonte për bamirësi te shoqatat bamirëse. Sipas saj, shkaku që Idi i dha fund jetës ishte depresioni.

“Jam e tronditur, nuk kam pikë fuqie. Lexova që disa portale në Shqipëri e kanë përkthyer me shpejtësi lajmin e një portali italian për vdekjen e djalit. Ai nuk ishte kriminel. Është shumë e rëndësishme që kjo të dalë në dritë”, thotë me zë të dredhur Fabiola ndërsa e quan Idin, luftëtar të jetës.

“Luftëtari ynë i jetës! Ke luftuar për paqen dhe qetësinë e të gjithëve dhe nuk munde të luftosh për veten. Ti gjithmonë do të jesh në kujtesën tonë si vëllai i vogël që kujdesej për të gjithë, i cili u dha gëzim dhe gëzim atyre që kanë nevojë për të! Ti do të jetosh në zemrën tonë me buzëqeshjen tënde të bukur!”, thotë në mesazhin e saj vajza e tezes ndërsa rrëfen edhe pak nga e shkuara e 28-vjeçarit.

“Ai mbaroi shkollën shumë mirë në një kolegj privat, Filloi punë... S’dimë cfarë i ka ndodhur pasi mbaroi shkollën se nuk është shprehur me asnjë. Nuk fliste me askënd, as me psikolog... Pastaj ra në depresion. Janë munduar ta kurojnë por ai kishte këtë peshën brenda vetes dhe s’arrinte ta shprehte me njeri. Është i vërtetë episodi. Në një moment krize ai ka goditi me thikë komshiun por më vjen keq që mediat kanë pasqyruar vetëm këtë epsiod. Duhet të themi që ai ka bërë gjithnjë bamirësi, ka ardhur nga puna dhe lëkët që ka fituar ia ka dhuruar një shoqate për bamirësi. Kështu ishte Idi. E di mbarë komuniteti po depresioni është kafshë e keqe dhe kush hyn në depresion nuk e ka më kontrollin e gjërave por ai nuk ishte kriminel.

Këtu njerëzve që kanë probleme me ligjin nuk i jepet shtetësia, ai e kishte. Familja i ka dhënë gjithë dashurinë që ka mundur dhe tezja ime nuk i jep dot paqe vetes, nuk e kupton çfarë i ka ndodhur djalit. Dje ishte këtu profesori i djalit dhe tha; unë e mbaj mend në shkollë, që ai ishte fanatiku i drjetësisë. Ai nëse shihte një padrejtësi, qoftë dhe ndaj shokut të klasës, do bënte të pamundurën ta ndihmonte. I rrinte gjithmonë afër shoqërisë. Shoku i ngushtë, tha kam humbur shokun më të mirë. Gjithcka është shkak depresioni, pasojë e sëmundjes por ai nuk ishte kriminel dhe s’e meriton që të vëmë në pah vetëm këtë episod”, thekson vajza e tezes. Idi është përcjellë për në banesën e fundit nga të afërmit, miqtë por edhe të panjohur të komunitetit në Sesta San Giovanni, Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test