Vdes shqiptarja në Itali, bashkëshorti dhuron organet e saj - Bota Sot
Vdes shqiptarja në Itali, bashkëshorti dhuron organet e saj

Diaspora

E diel, 24 qershor 2018

Vdes shqiptarja në Itali, bashkëshorti dhuron organet e saj

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Jurilda Mara dhe Astrit Mara

Një 37- vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në shtetin fqinj Itali, pasi vuante nga astma. Jurilda Mara, e cila jetonte në “Tornaghi Cassano”, Itali  së bashku me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët, ka ndërruar jetë ditën e martë si pasojë e një ataku në zemër.

Por , bashkëshorti i saj Astrit Mara ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm. Ai ka vendosur që ti dhurojë organet e saj, shkruan media italiane  “lamartesana.it”.

“Ajo gjithmonë ka qenë e shqetësuar për të ardhmen dhe donte ti jepte jetë dikujt tjetër, kështu që në ramë dakord ti dhurojmë organet e saj”, shprehen të afërmit.

Vdekja e saj ishte e papritur dhe i gjithë komuniteti në Cassano është dëshpëruar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test