Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, 18 shqiptarë në pranga

Diaspora

Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, 18 shqiptarë në pranga

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një bandë prej 18 shqiptarësh dhe 2 italianësh, u shkatërruan nga policia italiane pasi akuzohen për pesë grabitje të më shumë se 30 banesave.

Ata u prangosën nga karabinierët italianë me urdhër të prokurorisë së Caserta për krime, vjedhje të rënda dhe grabitje.

Mediat italiane raportojnë se janë ekzekutuar 9 urdhra për arrest me burg, një për arrest shtëpie, ndërsa 5 për detyrim paraqitjeje në polici. Ndërkaq dy nga të dyshuarit ndodhen në Shqipëri.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë me precedentë të mëparshëm penalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat