14 vjeçjarja me prejardhje nga Kosova që me muzikë po synon famën në Holandë - Bota Sot
14 vjeçjarja me prejardhje nga Kosova që me muzikë po synon famën në Holandë

Diaspora

E enjte, 19 prill 2018

14 vjeçjarja me prejardhje nga Kosova që me muzikë po synon famën në Holandë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 06:33
Vlera Kida

Vlera Kida, nga Kosova, është pjesë e The Voice Kids të Holandës.

Vlera është 14 vjeçe dhe ka lindur në Holandë. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, shkruajnë mediat holandeze.

Prindërit e Vlerës kishin ikur nga vendlindja për shkak të luftës që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998-99.

Vlera ka një shembull të mirë, sepse edhe Dua Lipa ka prindër nga Kosova. Po ashtu, edhe Rita Ora ka lindur në Prishtinë, shkruan Sterren Op TV.

Vlera Kida është duke marrë pjesë në The Voice Kids. 14 vjeçja e di arsyen saktësisht se pse po merr pjesë në këtë program.

“Unë jam pjesëmarrëse e The Voice sepse çdo kush mendon që unë mund të këndoj shumë mirë dhe të gjithë më kanë sugjeruar që të hyjë në këtë program”, tha Vlera.

Ajo tani është duke ëndërruar për një jetë me plot famë.

“Me të vërtetë dëshiroj të bëhem e famshme. Mund të jesh një shembull për shumë njerëz. Mund të shprehësh ndjenjat nëpër kënga dhe ti transferosh ato përsëri, mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë Vlera.

Nëse Vlera do të bëhej e pasur dhe e famshme, ajo do të ndihmonte njerëzit e varfër. Edhe prindërit e saj ishin shumë të varfër.

Për herë të parë ajo është shfaqur në Blind Audition në The Voice Kids, ku ka treguar talentin e saj në këndim. Ajo ka zgjedhur këngën e Adeles – “Rolling in the Deep”, me të cilën ka bërë një performancë të jashtëzakonshme me zërin e saj shumë të bukur duke çuar në këmbë publikun si dhe jurinë e këtij programi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test