Producent i shquar dhe themelues i Televizionit "Kultura Shqiptare” - Bota Sot
Producent i shquar dhe themelues i Televizionit "Kultura Shqiptare”

Diaspora

E diel, 22 prill 2018

Producent i shquar dhe themelues i Televizionit "Kultura Shqiptare”

Nga: Flora Nikolla Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:48
ilustrim

Më 29 Tetor 2017 u themelua Televizioni "Albanian Culture TV". Njëzet vjet pune pa lodhur, falë Producentit Zt. Adem Belliu dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të mrekullueshëm të tij. Ky televizion ka mbajtur gjallë patriotizmin shqiptar kudo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë zhvilluar shumë emisione, reportazhe e kronika për t’i trasmetuar tek bashkatdhetarët tanë në Amerikë.

Histori brezash shqiptarie në simbolikën kuq e zi në Albanian Culture TV

Disa mijëra kilometra larg vendit tim, në një natë me shi Nju Jorku, isha ulur në një sallë prestigjioze në Manhattan.  Quhet Symphony Space. Në fakt e kisha njohur një vit më parë . Si në këtë natë shiu, kishte qënë  e mbushur plot me shqiptarë, me zonja që kishin arritur sukses në Nju Jork dhe që Albanian Excellence i kish mbledhur në një libër. Atëherë kishim thënë që kjo sallë, nuk kishte patur asnjëherë më parë më shumë shqiptarë. Sot dukej një simbolikë nomale, në këtë natë feste  e ceremonie kur  kremtohej  20 vjetori i një Televizioni  shqiptar në qëndër të botës, një televizioni  që me përkushtim dhe dashuri, me vullnet, ishte iniciuar 20 vite më pare, nga Adem Belliu dhe familja e tij, duke krijuar tashmë një histori suksesi në komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Dritat e skenës, kuq e zi ngjallnin emocion!!! Pianoja me ceremoninë  qe mbart, më sillte pranë tingujt e vendit tim.  Nga nga ky vend gjigand, Shqipëria më dukej  e strukur dhe e vogël  mes maleve të larta,  atje ku dielli shkëlqen shumë.

Ishte një përkundje e imja e lumtur mes Kuq e Zi-së e cila më kundronte krenare nga skena përballë. Ishte emocion kundrimi i këtij simboli  të madh brenda konceptimit të saj, sepse në fakt ishte ky simbol  qe kishte mbledhur në këtë sallë  disa qindra shqiptarë. Në një skenë kuq e zi, realizuar nga artisti Andis Gjoni, njëherazi  regjisor i saj, prezantohej  jeta 20 vjecare e Albanian Culture TV, prezantohej komuniteti shqiptaro-amerikan dhe  brezat e tij. Simbolika e jetës së një televizioni shkrihej më jetën e mijëra njerëzish në këtë natë të madhe cmimesh kuq e zi. Ja pse brenda vetes ndieja emocione drithëruese, sepse kjo kuq e zi, jetësisht i jepte një dimension të gjërë në kohë dhe në hapësirë jo vetëm Albanian Culture TV, por njehërazi  i jepte kuptimin  e vertetë këtij komuniteti larg vendit  të tij.         

Bota duket sikur i ka fshirë  tashmë kufinjtë e saj. Dhe ja ku ndodheshim në Nju Jork në një skenë me ngjyrat e flamurit tone kombëtar, si për ta bekuar e për ta pagëzuar televizionin  Albanian Culture TV, edhe si  nje televizion mbarëkombëtar, pa kufinj hapësinor, ide një artisti si Andis Gjoni,  i cili në karrierën e tij atistike, duket se di t’i paraprijë me qytetarinë, fisnikërinë, me emancipimin e tij artistik, pritjeve që duhet të ketë koha që jetojmë. Vera Belliu, Gertold Balliu, Meril Hila, Fiorela Miria, Riad Ymeri, Erijona Balaj Vasilio Mosko, Klaudio Roko, motrat Enesa dhe Jona Dedinsa, Valentina Veizaj një brez  të rinjsh që hypën me  dinjitet në këtë. Janë brezi që po rriten në shtetin e demokracisë botërorë, që kanë dimension tjetër në jetën e tyre, por që pavarësisht në këtë natë të madhe të ditëlindjes së Albanian Culture TV, ishin së bashku në nder të shqiptarisë së madhe.

Ja pra,  pse vijoja të kisha emocion në këtë natë të gjatë, sepse ishte një prezantim brezash, të ndryshëm sipas përkatësisë së tyre individuale,  vetiake sipas historisë së moshës së tyre…!!! Ja kjo e bënte të kuptimtë  këtë natë  me emocionet  e saj në ajër. Grupi realizues,  Vera dhe Mimoza Belliu, bashkëthemeluese të Albanian Culture TV, producenti  dhe themeluesi i tij, Adem Belliu, regjisori dhe skenografi  Andis Gjoni,  së bashku  kishin ditur të gërshetonin e zgjidhnin më të mirën vlerë e më të bukurin emocion brezash .

Artisti ynë madh Fredeik Ndoci, interpretoi “Balada e gurit”, duke e lënë pezull sallën me këngën që interpretoi në Festivalin e Europian të Këngës. Por pezull ishte salla dhe plot duatrokitje në këtë natë  cmimesh dhe për artistin e madh të skenës, Mirush Kabashi , në një interpretim brilant me vargjet, „Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin Shqipëtar.” Preludi i çmimeve të Albanian Culture TV, ishte  “Federata Panshqiptare Vatra”, shoqata  e idealeve shqiptare në 105 vite shtet, për të vijuar me nderimin për, Motrat Qiriazi, Albanian Amerkcan Civic League me president ish-kongresmenin Jo Dio Guardi, me nderimin për ish gazetarin e  Zëri i Amerikës, Gjekë Gjonlekaj, me nderimin për Shoqata Atlantiku,  nderimin për Editorin e palodhur të gazetës Dielli, për gazetarin Beqir Sina, për moderatoren.

Koncert Maestër, dekania e artisteve shqiptare me banim në Nju Jok, Hermira Gjoni, pianistja e njohur  Ida Tili Trebicka,  artistet, Gilberta Lucaj, Anat Almani, sopranot e njohura, Dëshira Ahmeti Kërliu  dhe Lindita Mezini Lole, Mialtin Zhezha, Bilbili i kënges shqiptare Merita Halili  dhe Maestro Raif Hyseni, Leart Ajeti, Elona Muca, Lorivert Cobo,  të gjithë a nuk janë një  brez i nderuar artistësh  shqiptarë me sukses dinjitoz e të padiskutuar në Nju Jork dhe jo vetëm? Por edhe Richard Lukaj (Nderi i kombit), Isidois Beti Tsamblakos, Kozeta Zylo,Vera Belliu, Mimoza Belliu,  Bora Balaj,  të cilët dorëzuan nderimet respektive në këtë natë të madhe çmimesh, a nuk jane personaliete në fushat e tyre, të krijuara e fizionomuar në këtë vënd të madh të lirisë?

Por edhe asambleisti i shtetit të Nju Jorkut, zt. Mark Gjonaj me fjalimin që mbajti në nder të Albanian Culture TV, a nuk është edhe ai një krenari legjitime, për të gjithë shqiptarët në përfaqësimin e vlerave të shqiptarëve? A nuk mund të ishte natë emocionesh kjo, kur në Symphoni Space,  dukej sikur ndodhej një Shqipëri  e vogël, në Nju Jokun e madh, qëndra e një bote të madhe? Në gjithë këtë odise, si të mos kesh emocion,  kur sheh njerëzit e tu që me dinjitet e fisnikerisht ditën të nisin një jetë nga e para dhe po me aq dinjitet profesional dhe njerëzor të ndërtojnë një jetë suksesi në kontinentin amerikan ?

Plot emocion drithërues ndoqa këtë natë të madhe cmimesh në një natë shiu vjeshte në Nju Jork. Njoha histori të mëdha, vetmohim , dashuri, përkushtim, punë, miqësi të reja dhe të vjetra, mëri të harrruara, ide projektesh të reja, të gjitha nën kuq e zinë e tonë të bukur konceptuar goditëse në skenën  e Andis Gjoni në natën e madhe të Albanian Culture TV! Dhe në fund të këtyre ndiesive të një natë të madhe të Albanian Culture TV, dua t’i them komunitetit shqiptaro-amerikan: Faleminderit për dinjitetin tuaj! Keni udhë të gjatë e plot sukses për të bërë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test