Ngjarje e rëndë në Itali, 20 vjeçarja shqiptare flaket nga makina e dhunuar, humb jetën në spital - Bota Sot
Ngjarje e rëndë në Itali, 20 vjeçarja shqiptare flaket nga makina e dhunuar, humb jetën në spital

Diaspora

E diel, 23 shtator 2018

Ngjarje e rëndë në Itali, 20 vjeçarja shqiptare flaket nga makina e dhunuar, humb jetën në spital

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:56
Itali

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku sipas mediave vendase një 20 vjeçare shqiptare u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa për fat të keq shqiptarja e identifikuar si Angela Meçani, ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se kanë parë një person që pasi hapi derën e makinës, flaku jashtë saj një vajzë të re.

"Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u largua", tha një dëshmitar.

Shqiptarja u dërgua në spital në Moncalieri, por gjendja e saj ishte shumë e rëndë, ajo ka pasur dëmtime në organet e brendshme, të shkaktuara gjatë momentin kur u flak jashtë makinës, por edhe nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

Mediat italiane aludojnë se ajo mund të jetë edhe një prostitutë që u fut në makinën e klientit të gabuar? Apo dikush dëshiron ta bëjë të paguajë për diçka?

Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën e makinës për të kuptuar se si u takua autori me viktimën.

Ata shpresojnë që mjeti të jetë kapur nga kamerat e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test