Gazetari Robelli i kërkon falje Shaqirit

Diaspora

Gazetari Robelli i kërkon falje Shaqirit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:16
Xherdan Shaqiri

Enver Robelli, i ka kërkuar falje Xherdan Shaqirit, ku ditë më parë e quajti Xherdanin analfabet dhe budalla.

Gjithë kjo erdhi, pasi që Shaqiri postojë një fotografi me mbishkrimin, “elhamdulilah”, ku nxiti reagimin nga gazetatri Robelli, por si dukët tashmë ai është bërë pishman për ata që e ka thënë.

Ky është postimi i tij:

Miq të dashur, lexues, lexuese, dashamirë dhe dashakeqës!

Tani që tymi i barutit digjital është hequr dhe të gjithë mund të shohim më kthjellët, më lejoni një sqarim lidhur me një shënim timin pas ndeshjes grandioze Zvicër : Serbi. Qëllimi im nuk ka qenë në asnjë mënyrë të lëndojë asnjë ndjenjë fetare të askujt. Kam menduar se përdorimi i fjalëve arabe me konotacion fetar nga një futbollist mund t’i shkaktojë dëm të madh vetë lojtarit, sepse mund t’i hidhen në qafë mediat e djathta dhe shpesh edhe raciste në Zvicër dhe kudo në Europën perëndimore. Para ndeshjes një revistë e djathtë e Zürichut botoi një tekst, ku lojtarët i quajti “mercenarë të Ballkanit”. Teksti përmban nuanca raciste. Kur mediat serbe e quajtën Xherdan Shaqirin “përkrahës së ISIS-it”, unë isha i pari që e mbrojta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat