Aksident tragjik, gjen vdekjen shqiptari në Itali - Bota Sot
Aksident tragjik, gjen vdekjen shqiptari në Itali

Diaspora

E martë, 21 gusht 2018

Aksident tragjik, gjen vdekjen shqiptari në Itali

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë në spital, 64-vjeçari shqiptar që u aksidentua dhe u braktis në mes të rrugës në Itali.

Ngjarja ndodhi në 7 gusht, rreth orës 11:20 në rrugën ‘Virgilio Ferrari’ në Milano. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u përplas nga një makinë, teksa lëvizte me biçikletë dhe më pas i hipi sipër, e fill pas ngjarjes u largua. Nga përplasja 64-vjeçari përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe më pas ra në koma.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Pas dy ditësh qëndrim në spital, shqiptari nuk mundi t’ia dilte, ndërsa ndërroi jetë sot, shkruan ‘Republica’. Ndërkohë, policia po heton rreth identifikimin të drejtuesit të mjetit, që u largua nga vendi i aksidentit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test