Dieta më e thjeshtë: Hani banane në mëngjes

Dieta

Dieta më e thjeshtë: Hani banane në mëngjes

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:32
Ilustrim

Kjo dietë zbulon historinë e vërtetë të Hitoshi Watanabe, japonezi që humbi rreth 8 kg në disa muaj duke përdorur këtë dietë. Pse kjo dietë u bë kaq popullore?

 Hitoshi pretendon se duke zëvendësuar mëngjesin e zakonshëm me një banane dhe një gotë ujë do të humbisni kilogramët e tepërt. Ai thotë se kombinimi i një bananeje me ujë në temperaturë dhome do të përshpejtojë metabolizmin dhe mund të ndikojë në reduktimin e yndyrës në trup. Sipas tij, bananet jeshile përmbajnë niseshte rezistente, e cila ju bën të ndiheni më të ngopur. Si rezultat i kësaj, proçesi i djegies së yndyrës do të jetë më intensiv, rreth 30% më i shpejtë se me metodat tradicionale. Edhe uji i temperaturës së dhomës përmirëson tretjen dhe zvogëlon ndjenjën e urisë.

Dieta është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme njëkohësisht. Ju mund të hani një banane të madhe në mëngjes ose 2 të vogla, por duhet të jenë të freskëta dhe jo shumë të pjekura, do të rekomandoheshin bananet jeshile dhe uji duhet të jetë i temperaturës së dhomës, jo ujë frigoriferi.

Dreka dhe darka: ju mund të konsumoni të gjitha ushqimet e zakonshme, sigurisht që në mënyrë të moderuar./shendeti online

Kujdes! Kjo dietë mund të ketë një disavantazh ndaj njerëzve që nuk reagojnë mirë ndaj karbohidrateve, sidomos ndaj atyre me hipoglycemi, prandaj këta persona duhet ta shmangin këtë metodë dobësimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat