Të ushqehesh shëndetshëm, nuk do të thotë të shpenzosh shumë

Dieta

Të ushqehesh shëndetshëm, nuk do të thotë të shpenzosh shumë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Nëse do të ushqeheshim sipas këshillave të mjekëve, apo dietologëve, sigurisht që buxheti në fund të javës do të arrinte një shifër goxha të lartë, për mundësitë e shumicës së njerëzve.

Frutat ekzotike, të njohura për vlerat e tyre, por edhe produktet e mishit, bulmetit dhe madje edhe ato të brumit nëse janë plotësisht natyrale kanë çmime më të larta sesa të tjerat.

Edhe produktet e supermarketeve në sektorin e ushqimeve bio, kushtojnë shumë më tepër sesa të ngjashmet e tyre jobio.

E pra, nëse çdo përbërës dhe çdo vakt do ishte organik, atëherë buxheti do ndiente një shtrëngim shumë të fortë. Kështu që njerëzit mbyllin një sy dhe vazhdojnë me produktet normale, duke e konsideruar ushqimin e shëndetshëm si luks.

Por në të vërtetë nuk është e pamundur. Mjafton të dish të bësh zgjedhjet e duhura. Në një intervistë, Gwyeneth Paltrow, e njohur për jetën e saj të shëndetshme, ka shpjeguar që të ushqehesh pastër, nuk do të thotë gjithmonë të ushqehesh shtrenjtë.

Ajo është pyetur pikërisht nëse do të kishte 15 £ në dispozicion për një darkë për familjen, çfarë përbërisish do zgjidhte.

"Ushqim meksikan. Nuk është i shtrenjtë dhe është i pastër. Mund të marrësh tortilla misri. Pak selino, qepë, speca të kuq. Dhe ca proteina, mjafton një kanaçe me fasule", është përgjigjja e saj.

Paltrow rekomandon t’i blejmë produktet në dyqan me ushqim bio.

"Diku ku mund të marrësh produkte organike të cilësisë së mirë, por nuk është e thënë, nëse ble avokado nuk  ka pse të jetë domosdoshmërish organik. Lëkura është kaq e trashë, sa thuhet që nuk është e nevojshme që ai të jetë bio”, thotë ajo për avokadon që ka lëkurë të trashë që nuk përshkohet nga pesticidet dhe konsumohet i qëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat