Dietat vegane janë të shëndetshme për fëmijët dhe pleqtë

Dieta

Dietat vegane janë të shëndetshme për fëmijët dhe pleqtë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:38
Ilustrim

Dietat vegane janë të shëndetshme për bebet e porsalindura dhe për njerëzit më të moshuar, thotë një grup nutricionistësh.

Ata të cilët bazohen në një dietë vegane, konsumojnë më pak ëmbëlsira dhe ushqime të kripura, dhe kështu e ulin rrezikun për sëmundje të zemrës, obezitet dhe disa lloje kanceri.

Kritikat e dietës vegane, kryesisht janë drejtuar në atë se i afektojnë fëmijët e vegjël mirëpo tani studimet thonë se mos-ngrënia e mishit është e shëndetshme në të gjitha etapat e jetës.

Mirëpo triku qëndron në planifikimin e dietës dhe balancimin e përbërësve, thonë nutricionistët, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat