Jeni me dietë? Ja produktet e bulmetit që mund të konsumoni

Dieta

Jeni me dietë? Ja produktet e bulmetit që mund të konsumoni

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Ata që nisin një dietë, përballen me problemin e shmangies së produkteve të bulmetit.

Djathi zakonisht është një nga ushqimet e para që lihet kur i futesh dietës, por ka disa bulmetëra që mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur dietë.

Gjalpë pa kripë – Mund ta konsumoni me një fetë bukë të thekur. I mirë për shëndetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitaminë A.

Rikota – Alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar djathin e rëndë. Rikota është e lehtë dhe e pasur me proteina.

Gjizë pa kripë – Ka pak yndyrë dhe pak kalori. Kjo është dhe arsyeja pse ata që ndjekin dietë me pak kalori nuk janë të detyruar ta eliminojnë tërësisht.

Mocarela – Mocarela pëlqehet edhe nga ata persona që djathin nuk e kanë të preferuar. Është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me të gjitha perimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat